Nishani: KLD nuk e lidh funksionin me mazhorancat Rozeta Rapushi
Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, beri te qarte dje gjate mbledhjes se Keshillit te Larte te Drejtesise (KLD), se anetaret e ketij institucioni nuk e lidhin punen e tyre me mazhorancat politike, Parlamentin, qeverine apo te asnje institucioni tjeter. Duke reaguar ndaj akuzave qe sipas tij jane bere se fundmi ndaj anetareve te KLD-se dhe qe jane te pabaza, Nishani tha se anetaret e ketij institucioni vazhdojne punen ne respekt te vlerave. “Ditet e fundit jane bere akuza dhe sulme te pabazuara nga aktore te ndryshem te politikes kunder punes se Keshillit te Larte te Drejtesise. Inkurajoj anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise, se ata nuk e lidhin punen e tyre me mazhorancat politike, me ate te Parlamentit, te qeverise dhe te asnje institucioni tjeter te vecante”, - u shpreh dje Nishani. Kryetari i Shtetit i nxiti anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise per te vazhduar punen ne respekt te vlerave, ne respekt te ekzistences dhe funksionimit te institucioneve te pavarura te pandikuara dhe te paintimiduara nga asnje kah, si dhe te pergjegjesise se madhe qe kane perballe opinionit publik e qytetareve shqiptare, pergjegjesi qe vjen duke u rritur nga dita ne dite per te vendosur standarde te cilat do te jene te pakthyeshme ne kohet dhe ditet e ardhshme. “Ky institucion kushtetues e i pavarur, funksionon vetem ne baze te ligjeve dhe Kushtetutes se vendit. Keshilli i Larte i Drejtesise e ka bazuar, e ka organizuar tere veprimtarine e tij dhe ka funksionuar vetem mbi bazen e ligjit, te se drejtes qe ky ligj i jep per te permbushur misionin dhe detyrat e tij kushtetuese dhe ligjore”, – theksoi Presidenti Nishani. Kreu i Shtetit, duke sjelle si shembull pozitiv proceduren e ndjekur per here te pare ne perzgjedhjen e gjyqtareve te Gjykates Administrative te Apelit, nenvizoi se Keshilli i Larte i Drejtesise ka sjelle per here te pare modelin e ri dhe transparent te pikezimit persa i perket vleresimit te gjyqtareve, duke shtuar se Keshilli ka marre vendime te rendesishme pozitive ne drejtim te ruajtjes se pavaresise se gjyqesorit, integritetit moral dhe profesional te gjyqtareve dhe se do te vazhdoje te qendroje ne kete lartesi. Ne perfundim te fjales se tij Presidenti i Republikes u shpreh se eshte i bindur qe anetaret e Keshillit “do t’i japin nje kontribut shume te madh ne radhe te pare ndjeshmerise se opinionit publik, pritshmerive te opinionit publik dhe mbi te gjitha sistemit gjyqesor, i cili ka nevoje per monitorim te forte, per reforma te forta, per inkurajime te modelit pozitiv, dhe per penalizime te ashpra te modeleve negative”. Pas mesazhit publik te Presidentit te Republikes, mbledhja vijoi me diskutime rreth propozimit te Zevendeskryetarit te KLD-se z. Elvis Çefa, per miratimin e Rregullores se Brendshme te Administrates se Keshillit te Larte te Drejtesise, e cila u votua unanimisht.
QENDRIMI
Kreu i shtetit, Bujar Nishani, beri te qarte dje gjate mbledhjes se Keshillit te Larte te Drejtesise se ky institucion kushtetues e i pavarur funksionon vetem ne baze te ligjeve dhe Kushtetutes se vendit. “Keshilli i Larte i Drejtesise e ka bazuar, e ka organizuar tere veprimtarine e tij dhe ka funksionuar vetem mbi bazen e ligjit, te se drejtes qe ky ligj i jep per te permbushur misionin dhe detyrat e tij kushtetuese dhe ligjore”, – theksoi Presidenti Nishani.
REAGIMI
“Ditet e fundit jane bere akuza dhe sulme te pabazuara nga aktore te ndryshem te politikes kunder punes se Keshillit te Larte te Drejtesise. Inkurajoj anetaret e Keshillit te Larte te Drejtesise, se ata nuk e lidhin punen e tyre me mazhorancat politike, me ate te Parlamentit, te qeverise dhe te asnje institucioni tjeter te vecante”, - u shpreh dje Presidenti i Republikes, Bujar Nishani gjate mbledhjes se KLD-se.
Gjykatat Administrative, KLD propozon emrat e gjyqtareve
Gjate mbledhjes se djeshme, Keshilli i Larte i Drejtesise, vendosi me unanimitet edhe propozimin ndaj Presidentit te Republikes per emerimin e disa gjyqtareve. Keshtu, fillimisht u miratua pranimi i propozimit te Zevendeskryetarit per emerimin ne detyren e Inspektorit ne Inspektoratin e KLD-se, Marsela Pepi, gjyqtare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor, Gjirokaster. Po keshtu, Keshilli vendosi lirimin nga detyra si anetari i Keshillit Drejtues te Shkolles se Magjistratures te Sokol Binaj dhe caktimin ne kete detyre te Gjin Gjoni. Mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe votimin kandidaturave per gjyqtaret, qe do te perbejne trupen gjyqesore te Gjykates Administrative te Shkalles se Pare. Pas perfundimit te procesit te votimit, Keshilli i Larte i Drejtesise me shumice votash, vendosi t’i propozoje Presidentit te Republikes emerimin e gjyqtareve per Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare, Tirane. Nder to jane emrat e Aferdita Maho, Arbena Ahmeti, Avni Sejdi, Bernina Kondi, Bezart Kackini, Elda Vrioni, Elvana Çicolli, Emiljano Ruli, Enerjeta Shehaj, Erarber Madhi, Eriol Roshi, Gentian Hamiti, Gentian Medja, Gentiana Mucaj, Nafije Curri dhe Selvie Gjocaj. Ndersa per Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare Durres, u propozuan Bari Shyti, Elidon Papazisi dhe Genci Sinjari. Ne Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare Korce, Etleva Gjamo dhe Sokol Ibi dhe ne Shkoder: Valbona Durraj. Per vendet e mbetura pa u plotesuar ne Gjykatat Administrative te Shkalles se Pare, Keshilli vendosi unanimisht percaktimin e nje afati te ri brenda te cilit konkurrentet fitues te testimit te paraqesin kerkese te re. Ky afat do te perfundoje ne oren 16.00 te dates 10 korrik 2013.
Propozimet per Gjykaten e Apelit
Ne mbledhjen e djeshme, Keshilli i Larte i Drejtesise vijoi me shqyrtimin dhe votimin e kandidaturave per gjyqtare, per plotesimin e 7 vendeve vakant, ne Gjykaten e Apelit Tirane. Pas perfundimit te procesit te votimit, Keshilli i Larte i Drejtesise me shumice votash, vendosi t’i propozoje Presidentit te Republikes emerimin e gjyqtareve Agim Bendo, Ervin Metalla, Fatmira Hajdari, Ilir Mustafaj, Marie Qirjazi, Ridvan Hado dhe Shkelqim Mustafa.