E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Ekonomia shqiptare vijon te rritet, 1.7% tremujorin e pare Eglantina Nasi

Ekonomia shqiptare vazhdon te rritet, duke qene keshtu ne perputhje me parashikimet e bera rreth saj nga institucionet kyce financiare, vendase apo te huaja. Kjo dukuri konfirmohet nga te dhenat e fundit qe Instituti i Statistikave ka publikuar ne lidhje me ecurine e Prodhimit te Brendshem Bruto, per tremujorin e pare te vitit 2013.

“Ekonomia ne tremujorin e pare u rrit me 1.7%, kundrejt tremujorit te pare te vitit 2012”, citojne saktesisht ekspertet e INSTAT-it, lidhur me ecurine e treguesit te rendesishem makro-ekonomik per vendin, sic eshte PBB-ja. Duke shtuar nga ana tjeter, se krahasuar me periudhen pararendese, perkatesisht ate te tremujorit te katert te vitit 2012, rritja e tij ka qene perkatesisht ne nivelin prej 0.7%. Disi me e ulet kjo, po te mendosh se jemi duke folur per tre muajt e pare te vitit, kur rritja vjen gjithmone ngadale pas shpenzimeve te kryera gjate fundvitit, natyrisht edhe pushtimeve te tij. Kujtojme sakaq, se Banka Boterore ne raportin e saj me te fundit, duke cituar Shqiperine, ka pohuar se rritja ekonomike pergjate vitit 2013 do te vertitet rreth nivelit prej 1.6%. Shifer e perafert kjo edhe me ate qe kane parashikuar ekspertet e Fondit Monetar Nderkombetar apo Bankes se Shqiperise. Ne kete kendveshtrim, mund te thuhet se ne teresine e tyre, institucionet jane per nje rritje ekonomike qe vertitet ne nivelet rreth 1.5-1.8% gjate muajve te ketij viti. Dhe nese do t’i riktheheshim faktimit te rritjes ekonomike ne nivelin prej 1.6% gjate tre muajve te pare te ketij viti, sipas Institutit te Statistikave, ekspertet e tij, ia kane dedikuar kete rritje te dukshme ecurise pozitive qe kane treguar kryesisht disa sektore kyce te ekonomise vendase. Konkretisht, sipas tyre, ne kete tremujor deget e ekonomise qe kane pasur rritjet me te larta ishin “Posta e komunikacioni” dhe “Industria”, respektivisht me nivelet prej 15.4% dhe 14.8% krahasuar me tremujorin e pare te vitit pararendes, 2012. Sakaq, krahasuar me tremujorin e katert te vitit 2012 me rritje u paraqit edhe “Ndertimi”, perkatesisht me nivelin prej 3.8%. Ndersa shtojne se deget qe u paraqiten me renie ne kete tremujor krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti te meparshem ishin perkatesisht “Ndertimi”, “Transporti” dhe “Tregti, Hotele e Restorante” respektivisht me nivelet prej 4.8%, 2.9% dhe 2.1%. Sikunder per ta thuhet se kane shenuar renie edhe ne lidhje me tremujorin e fundit te vitit te kaluar, perkatesisht me nivelet negative prej –3% dhe -0.4%.

PBB-ja sipas degeve kryesore te ekonomise

1. Bujqesia

Per kete tremujor, ajo u rrit me 2.1% kundrejt tremujorit te pare te vitit 2012 dhe ra me -1.1% kundrejt tremujorit paraardhes

2. Industria

Grupi i industrive u rrit me 14.8% ne tremujorin e pare te vitit 2013 krahasuar kjo me tremujorin e pare te vitit 2012.

Krahasuar me tremujorin e katert te vitit 2012, ai u rrit me 3.3%.

3. Ndertimi

Aktiviteti i ndertimit ne tremujorin e pare te vitit 2013 pati renie prej -4.8% krahasuar me tremujorin e pare te vitit

2012 dhe nje rritje prej 3.8% krahasuar me tremujorin e katert te vitit 2012.

4. Tregti, Hotele dhe Restorante

Ky grup pati nje renie prej -2.1% ne tremujorin e pare te vitit 2013 krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare. Dhe krahasuar me tremujorin e katert te vitit 2012, kjo dege pati renie prej -0.4%.

5. Transporti

Aktiviteti i transportit ne tremujorin e pare te vitit 2013 u ul me -2.9% krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare dhe pati nje renie prej -2.3% ndaj tremujorit paraardhes.

6. Post-komunikacioni

Dega e post-komunikacionit u shfaq me rritje prej 15.4% ne tremujorin e pare te vitit 2013 perkundrejt tremujorit te pare te vitit 2012 dhe nje rritje me 1.4% perkundrejt tremujorit te katert te vitit 2012.

7. Sherbimet

Dega e sherbimeve ne tremujorin e pare te vitit 2013 pati rritje me 1.3% kundrejt tremujorit te pare te vitit 2012 dhe nje rritje me 1.3% krahasuar me tremujorin e katert te vitit 2012.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›