E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Shqiperia eshte ne krize, rritja e pagave te anulohet

Ish-kryeministri dhe deputeti i Partise Socialiste, Pandeli Majko e ka cilesor si gjest te paprecendet vendimin e fundit te qeverise per rritjen e pagave. Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, Majko shprehet se nje vendim i tille eshte i patolerueshem ne situaten ekonomike ne te cilen ndodhet vendi. Ndersa ka kerkuar anulimin e tyre.

“Kush mendon se luan te “zgjuarin” dhe “burrin e mire” te premtimeve te mbajtura e ka gabim! Shpresoj qe Kuvendi i ri te mos filloje me hetimin per falimentim me dashje te financave te shtetit! Vendimet e “premtimeve te mbajtura” duhet te pezullohen! Shqiperia eshte ne krize dhe nuk ka kohe per humor! Tallja nuk eshte virtyt! Ka ende kohe per reflektim per ata qe e duan kete vend edhe kur nuk jane ne pushtet!”,- shprehet Majko. Deputeti i PS-se shton se qeveria aktuale nuk mund te marre vendime qe demtojne interesat e vendit. “Ne kushtet ekonomike te vendit, ky vendim eshte kulmi i papergjegjshmerise. A ka minister financash ky vend?! A ka Guvernator te Bankes se Shqiperise ky vend qe pak dite me pare kerkoi rikthimin e FMN-se per shkak te gjendjes se rende ekonomike?! Çfare jane duke bere me financat e vendit keta qeveritare te perkohshem?! Pse nuk u kujtuan keta qeveritare per “premtimet e mbajtura” te rritjes se rrogave para dates se zgjedhjeve (23 qershor) por kujtohen tani pasi i kane humbur ato?!”,- shprehet deputeti, Pandeli Majko.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›