E Shtunë, 31 Tetor 2026

G20-ta e gatshme të ulë deficitet

Ndërkohë që Kanadaja, mikëpritëse e takimit, theksoi se deficitet mund të reduktohen deri në vitin 2013. “Fakti që G20-ta është e gatshme të pranojë objektivat është inkurajues'', nënvizoi në një konferencë shtypi presidenti i komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso.

“Kjo është një provë e vullnetit të mirë për koordinimin e politikave”', shtoi ai. Propozimi për reduktimin e deficiteve buxhetore deri në vitin 2013 u bë nga kryeministri kanadez, Stefen Harper. Ky propozim parashikon të nxisë Evropën të rifillojë sa më shpejt një kontroll të sigurt mbi financat publike dhe ato të SHBA-së dhe Japonisë.

“Arritja e një kompromisi të tillë dëshmon angazhimin e Evropës për reduktimin e deficiteve'', theksoi në një konferencë shtypi presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›