LSI: Votoni kundër betonizimit
Tiranë -Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se se "duke votuar për Aleancën Socialiste për Integrim, do të marrë fund betonizimi galopant i kryeqytetit tonë". Gjatë çeljes së fushatës elektorale të Partisë së Gjelbër, e cila është pjesë e koalicionit “Aleanca Socialiste për Integrim”.
kreu i LSI-së theksoi se "sot duhet të ndërgjegjësojmë shqiptarët që vota e tyre për alternativën e gjelbër është vota për jetën, për shëndetin dhe për integrimin e sigurt të Shqipërisë në Europë”.
"Ne jemi të kënaqur që kemi në koalicionin tonë Partinë e Gjelbër, e cila në këto zgjedhje do të tregojë seriozitetin e alternativës europiane, që ajo përfaqëson në Shqipëri", tha Meta.