E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takime në Berat

Berat -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të PS-së për qarkun e Beratit u shpreh se "Partia Socialiste futet në fushatë me program të ri dhe vullnet që do të sjellë ndryshimin". Rama ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Beratit, ku ka prezantuar programin e PS-së dhe kandidatët për deputetë të këtij qarku.

Sipas liderit socialist Rama ''sfida ime nuk është për të mundur kundërshtarin, por për të ngritur Shqipërinë në atë nivel ku të gjithë e ëndërrojmë". Rama u shpreh se ''është koha që të besojmë të gjithë te forca e votës, për të ndërtuar Shqipërinë e shkollave evropiane, të vendit ku sipërmarrja nuk denigrohet , por stimulohet dhe alternativa jonë e re do ta ndryshojë tërësisht Shqipërinë''

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›