E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: Rama sulme miqve të Shqipërisë, po bllokon statusin

Zëdhënësja e kryeministrisë, Erla Mëhilli, tha Rama ndërmori dje një sulm absurd dhe të papërmbajtur ndaj njërit prej personaliteteve me të shquara të qendrës së djathtë Evropiane, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partive Popullore Evropiane, grupit më të madh në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, mikut të shquar të Shqipërisë z. Luca Volonte.

 “Zoti Rama sulmoi verbërisht personalitetin e shquar të Partive Popullore Evropiane që qeverisë sot në 17 vende anëtare të BE, vetëm e vetëm se ai i bëri thirrje z. Rama të mos bllokojë heqjen me datë 6 gusht të imunitetit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, pasi ky është një shkelmim i tij i përsëritur mbi ëndrrën Europiane të shqiptarëve. Zoti Rama ndërmori sulmin e tij vulgar ndaj këtij miku të shqiptarëve,  pra z. Volonte, vetëm dhe vetëm, se ai dje i rikujtoi atij, por dhe të gjithë shqiptarëve se në bisedën e tij  të fundit në selinë e Partisë Socialiste, z. Rama kishte denoncuar qeverinë se nuk pranonte ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imunitetit për ministrat dhe zyrtarët e tjerë, pasi kishte frikë nga hetimet për korrupsion, kurse tani që qeveria kishte pranuar ndryshimin e Kushtetutës dhe të gjitha propozimet tjera për heqjen e korrupsionit ishte vet ai, pra z Rama, që nuk pranonte  shembjen e murit të korrupsionit duke e renditur veten kështu si Kryetari i vetëm i opozitës në botë, që mbron mazhorancën me imunitet, sikur të ishte vegël dhe jo kundërshtar sovran i saj”, tha ajo.

Sipas Mëhillit, me qëndrimin e tij të djeshëm z. Rama “faktoi falsitetin e thirrjeve të tij për të papunët që vuajnë për kafshatën e gojës së fëmijëve të tyre, ku korrupsioni përvetësimi dhe fshehja në taksa e dogana të pasurive të tyre të paligjshme nga zyrtarët me imunitet, u  errëson shpresën e tyre për punësim”. Partia Demokratike-vijoi Mëhilli- i bën thirrje z. Rama të heqë dorë nga sulmet ndaj miqve të Shqipërisë dhe personaliteteve të larta Evropiane dhe të lejojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste,  të votojë me datë 6 gusht për heqjen e imunitetit./Start/

                                                                                             2012-08-04 15:19
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›