E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Rama të heqë dorë nga qëndrimet bllokuese

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama tha se, heqja e imunitetit është ndër detyrat kryesore që duhet të përmbush Shqipëria për të merituar statusin e vendit kandidat në BE. 

"Ajo është një detyrë e lënë nga partnerët tanë ndërkombëtar dhe e pranuar nga aktorët politikë vendas për të përballuar të gjithë së bashku sfidën kundër luftës ndaj korrupsionit. Çështja e heqjes së imunitetit është e lidhur me një prioritet kombëtar si integrimi evropian i vendit", tha ai.

Sipas Luan Ramës, "interesat e vendit kanë nevojë edhe në këtë rast për kontributin e PS-së, për angazhimin, përgjegjshmërinë dhe për votën e saj në 6 gusht, për projektin që vetë e ka hartuar dhe sjellë në Kuvend dhe që lidhet me ndryshimet kushtetuese që bëjnë të mundur heqjen e imunitetit"./Start/

                                                                                             2012-08-04 13:39
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›