E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Berisha të mos e kthejë 6 gushtin tragjedi për vendin

Klosi tha se, "kryeministri duhet të reflektojë dhe të mos e kthejë 6 gushtin në një tragjedi për vendin". 

Duke e konsideruar çështjen e imunitetit, një çështje të mbyllur, për të cilën PS ka dhënë dhe miratimin e saj, Klosi u shpreh se, "vendi ynë duhet të përmbushë detyrimet ndaj Bashkimit Evropian, detyrime këto që lidhen me një drejtësi të pavarur, çrrënjosjen e kulturës ndaj pandëshkueshmërisë dhe luftimin e korrupsionit". 

Sipas tij, vetëm pas diskutimit të propozimeve të PS-së lidhur me këto problematika do të bëhet dhe votimi për heqjen e imunitetit.  Partia Socialiste, vijoi ai, është nismëtare e projektligjit për imunitetin. Ne votuam çdo nen të projektligjit për imunitetin. Qeveria duhet të realizojë detyrimet ndaj BE-së

                                                                                             2012-08-04 13:33
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›