E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI apel Ramës: Kërkoju falje publike femrave që ke dhunuar

“Opozita të rikthehet në Kuvend, verdikti i votuesve po përdoret në funksion të interesave personale të një kryetari të çoroditur e në panik”

Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri thirrje sot kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, t’u kërkojë publikisht falje të gjtiha femrave mbi të cilat ka ushtruar dhunë sistematike. Nënkryetarja e LSI, Filloreta Kodra bëri këtë apel nhga selia e LSI, në kuadër të diskutimeve të ditëve të fundit mbi dhunën e egër që kreu i PS, Rama, ka ushtruar dhe ushtron ndaj bashkëshorteve të tij. “Kryetari i opozitës, Edi Rama, duhet t’u kërkojë falje publike zonjave, të cilat janë përballur direkt me dhunën e tij. Sot të gjithë shqiptarët janë njohur me faktet e shumta të rënda të bëra publike nga maxhoranca, të cilat përbëjnë një nga faqet e turpit për Edi Ramën, që me heshtjen e tij i ka vërtetuar e pranuar plotësisht ato”, u shpreh znj. Kodra.
Zyrtarja e lartë e LSI shprehu shqetësimin e saj ndaj rrezikut të vijës politike punisto-mafioze dhe njëherazi i përsëriti Ramës që të heqë dorë nga psikologjia e dhunës nda institucioneve demokratike. “Rama duhet të heqë dorë edhe nga psikologjia e dhunës ndaj ligjit e intitucioneve që po injekton në shoqërinë e politikën shqiptare, duke u bërë frymëzues i rrezikshëm i një vije politike punisto- mafioze, të cilën shqiptarët e kanë flakur tej që pas instalimit të pluralizmit”, theksoi ajoi.
Duke theksuar proceset e integrimit evropian të vendit, kryesisht liberalizimin e vizave dhe afrimin e Shqipërisë me BE, Filloreta Kodra nënvizoi se opozita e Edi Ramës, po sillet në mënyrën më të keqe anti-atdhetare, anti-institucionale dhe anti-europeiste.
Sipas saj, kërkesa për hapjen e kutive të votimit nga opozita, është një antiakuzë.
“Kjo është kërkesa më absurde, sepse është vetë opozita çertifikuesja e madhe e zgjedhjeve të 28 qershorit, pasi 20 mijë komisionerë socialistë kanë firmosur pa ankesa të gjithë procesin zgjedhor”, nënvizoi nënkryetarja e LSI.
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, nënkryetarja e saj, Filloreta Kodra përsëriti kërkesën e mazhorancës për rikthimin e opozitës në parlament. “Opozita duhet të kthehet sa më parë në Parlament për të vënë në vend nderin e nëpërkëmbur të votuesve të saj. Verdikti i votuesve po përdoret vetëm në funksion të interesave personale të një kryetari të çoroditur e në panik, që për shkak të etjes së pakufishme për pushtet është gati të çojë në greminë Shqipërinë”, shtoi më tej, përfaqësuesja e LSI.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›