Antonis Samaras zgjidhet pasardhës i Karamanlisit, mediat druajnë një prishje të kohezionit brenda konservatorëve të Demokracisë së Re
Në mënyrë surprizë, Demokracia e Re në Greqi ka zgjedhur në krye të saj, pas zgjedhjeve të përgjithshme, Antonis Samaras, një disident të kësaj partie dhe rival të vjetër të të atit të kundërshtares së tij në këto zgjedhje, Dora Bakojanis (Kostandin Micotaqis). Antonis Samaras hyri ne garen per kreun e Demokracise se Re si nje kandidat pa shume pretendime, por ai ka arritur te fitoje ne garen perballe kandidates Dora Bakojanis, e cila para zgjedhjeve konsiderohej si emri kryesor per te marre partine pas doreheqjes se Karamanlis. Ne zgjedhjet e zhvilluara dje ne Greqi ku votuan rreth 550 mije persona, Samaras arriti te marre me shume se 50 % te votave qe ne raundin e pare, ndersa Bakojanis pranoi humbjen me 40 % te votave dhe uroi kundershtarin per kete fitore. Menjehere pas fitores Samaras u shpreh se merr persiper pergjegjesine per ta udhehequr partine drejt nje rruge te re dhe do kerkoje unitetin pas humbjes se zgjedhjeve. Megjithatë, mediat e sotme helene, duke u ndalur në rolin e rëndësishëm që kishin luajtur përkrahësit e ish-kryeministrit Karamanlis në fitoren e Samaras, theksuan se do të jetë shumë e vështirë arritja e një kohezioni brenda NeaDemokratia-s dhe se ndoshta pa mbaruar mandati, kjo forcë politike mund të përjetojë çarje më të mëdha. 58-vjeçari nga Peloponezi, Antonis Samaras ka perfunduar studimet e larta ne Harvard per biznes dhe ai eshte deputeti me i ri ne historine e parlamentit helen pasi arriti te ulet ne nje post te tille ne vitin 1977 kur ishte vetem 26 vjec. Pas vitit 1989 ai ka mbajtur poste te rendesishme, madje ka qene edhe ministri i Jashtem me i ri i Greqise. Ne vitin 1993 pas mosmarreveshjeve me kryetarin e atehershem te partise, Kostandin Micotaqis, ai krijoi nje parti te re te djathte, por u kthye ne gjirin e konservatoreve ne vitin 2004 pasi Kostas Karamanlis u zgjodh ne krye te saj.
...