E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ndihem i nderuar që enveristi Rama nuk i njeh zgjedhjet. Topalli: S’flasim me klanet e masonëve që përfaqëson Edvini

Kryeministri Sali Berisha nuk është shfaqur i shqetësuar për qendrimet bllokuese e ultimative që po shfaq prej më shumë se katër muajsh opozita e Edvin Ramës. Bile sot në Lezhë, ai e ka parë situatën aktuale në një këndvështrim të ri. “Fakti që kreu i Partisë Socialiste nuk i njeh zgjedhjet e 28 qershorit, nuk është shqetësues, përkundrazi, jam i nderuar nga ky refuzim”. Deklaratën, Kryeministri Sali Berisha e bëri sot në Kuvendin e Partisë Demokratike në Lezhë. “Mosnjohja e zgjedhjeve nga Edi Rama, më nderon. Unë i them Edi Ramës, kurrë mos i njih zgjedhjet. I them Edi Ramës, ti, ke lustruar bustet e Enver Hoxhës tërë fëmijërinë tënde dhe ke të rrënjosur mendësinë e bllokmenit”, deklaroi Berisha. Më tej, ai tha se zgjedhjet e 28 qershorit janë të bekuara dhe theksoi se ato u certifikuan nga opozita. “Rezultati i këtyre zgjedhjeve u firmos nga 18 mijë komisionerë të Partisë Socialiste”, tha më tej Berisha. “Arritja më e madhe në karrierën time janë padyshim këto zgjedhje. Ne, ia dolëm të votonim me dinjitetin më të madh. Tani, ne i lëmë shqiptarëve një trashëgimi të shkëlqyer”, - theksoi në vazhdim Berisha.


Deklarata më të drejtpërdrejta ka lëshuar nga Shkodra, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila i ka mbyllur dyert një kompromisi me Edi Ramën, duke e cilësuar atë një përfaqësues masonësh, me të cilin as duhet folur, e as duhet arritur ndonjë marrëveshje. “Vetëm humbësit nuk njohin rezultate. Rama do shkatërrojë PS për ergoizëm personal”, tha Topalli, në një takim publik në qytetin e saj të lindjes. Kryetarja e Kuvendit deklaroi se Shqiperia tashmë e ka fituar betejen e saj për zgjedhjet, ndërsa shprehu pakënaqesinë për mosnjohjen e rezultatit nga ana e kryetarit socialist dhe opozitës. Hidhërim për Ramën që nuk njeh zgjedhjet, por Shqipëria e fitoi betejën për zgjedhjet”. Topalli tha për Edvinin se për 11 vjet si Kryetar Bashkie nuk mendoi asnjë cast për shqiptarët. “Rama 11 vjet kryeministër i bashkisë. “Edi Rama se nuk mendon per qytetaret, nuk ka menduar per nënën dhe grate e tij, ndersa me egoizimin personal do te shkaterroje forcen politike qe drejton”, tha Topalli. Për kryeparlamentaren, Rama nuk përfaqëson më PS, por klanet masone dhe si pasojë për Topallin ultimatumet për hapjen e kutive bien poshtë. “Rama është përfaqësor u klaneve të Pezës e Dulakëve. Klanet e Ramës janë masonë, jo socialistë. Ne nuk merremi me ultimatumet e masonëve”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›