E Diel, 1 Nëntor 2026

Minifundet e shkurtra të Edi Ramës

“Sa ke jorganin shtriji këmbët” - është një thënie e vjetër popullore. Por shumë veta në politikën shqiptare s’e kanë kuptuar këtë gjë. Sidomos politikani i dështuar në të gjitha frontet, Edvin Rama. Ai është pa jorgan me të gjithë kuptimet e mundshme të këtij proverbi domethënës. Kush mund t’i konceptojë këto radhë si shfryrje ideologjike, nuk është kështu. Ka prova të pakundërshtueshme për teprimin njerëzor të të drejtave të njeriut nga kreu i socialistëve. Ngase është ditë në politikë Edi Rama ka përfaqësuar gjeneratën e dytë të bllokmenëve. Për të konfirmuar këtë shih njerëzit që ka më pranë Edi Rama.
Mirëpo së fundmi prapë për fat të keq, po asistojmë në një overdozë të papranueshme dhune nga opozita, e cila po keqpërdor në foltoret e veta me konferenca shtypi edhe gratë e reja të socialistëve. Është një lojë për të bërë një make-up që fsheh rojet e një komunizmi mendor. Qëllimi i pashpallur është për të bërë pak grim emocional në zemrat dhe në mediat e thyera nga paraja e pisët e lejeve të ndërtimit. Kuptohet vetiu se Partia Socialiste ka vendosur unanimisht t’u japë leje-dalje publike të gjithë grarisë së tyre që të cimbisin qeverinë me hartime kakofonike. Me këto veprime apo dalje mediatike, ato sikur po përligjin gjendjen e tyre në këtë telenovelë bajate të historisë personale të Edvin Ramës, që po ua kalon soap-opera-ve si Beautiful, Klon, “Mike dhe rivale” apo “100 vitrinat”. Por në të vërtetë këto telenovela që të hapin barkun për gjysmë ore konferencë shtypi më s’u interesojnë shqiptarëve, të cilët kanë halle të tjera nga hallet e Edi Ramës.
Personazhet e reja femërore në PS-së janë veçse zgjatime të aktoreve të tjera socialiste si Arta Dade, Valentina Leskaj a Mimi Kodheli, të cilave këto kohë u është ngritur indeksi i inflacionit mediatik. Shtojzovallet e “soap-opera”-ve, të zgjedhura personalisht nga Edi Rama, për t’u bërë deputete, po bëjnë bllok për të mbrojtur me thonj të lëmuar e dhëmbë të palarë Sheikun që u solli një kafshatë politikë. Ky është haremi i eunukëve të PS-së, që sërish ngjan i tejmbushur me kandidate të mbetur në tentativë, të cilat abortuan politikisht me 28 qershor.
Ndërsa vetë Edi Rama, duke takuar veteranët nacional-çlirimtarë fillon të luajë sikur të ishte akoma adoleshent me emrat e diktatorëve të Nëntëqindtës, fiks njësoj siç luante me emrin e Enverit kur ishte një çun blloku. Projektimet e kohës kinse rebele të një çunaku blloku, që mëkohej me prozak e amfetamina dhe dëgjonte muzikë rock e metal të shthurur. Ai nuk kishte frikë se mos e plasnin në burg, sepse ishte i priveligjuar rëndshëm, ngaqë Kristaq Rama ose shkurt sufleri i parë i Komitetit qendror, e më pas personal i Ramizi Alisë, i lejonte djalit çamarrok të fyente edhe totemin e zi të komunistëve, Enver Hoxhën. Ai ka legjitimuar nëpërmjet fjalimeve, urdhrave dhe sms-ve të tij në media e politikë goditjen me çdo akuzë të kryeministrit Berisha. Demonizimi i kundërshtarit ka ardhur në politikë nga Partia Socialiste që nuk ka lënë skutë pa gërmuar, pa tjetërsuar, pa manipuluar.
Mirëpo e pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Aneta Rama nëna e Edi Ramës, e cila nuk preferoi të komentonte akuzat e kryeministrit Berisha. Ajo tha se “Unë sot kam ardhur të nderoj e respektoj kujtimin e vëllait tim që e kam dëshmor dhe me këtë rast uroj familjet e të gjithë dëshmorëve”. Shumë mirë që respekton kujtimin e të vëllait, është një gjë normale të nderosh të vrarët e një lufte, edhe pse ajo më shumë se ndaj okupatorit qe drejtuar ndaj shqiptarëve që kishin një mendimin të ndryshëm nga komunistët. Edi Rama kërkon që të pastrojë figurën e njollosur nga prapësinat e jetës së tij me sinqeritetin e nënës, por mos të harrojë e ëma se fatkeqësisht ka nxjerrë në dritë jo një yll, por një vrimë të zezë, e cila krejt si vrimat e zeza të universit përpijnë energjitë e të tjerëve me një egoizëm të koncentruar, kinse janë Mesia. Të kujtojmë këtu veç viktimat e sjelljes së Edi Ramës në profil femëror, që nga mosnjohja e bijve të tij (Gël-baze dixit) deri në Zhveshje dhe rrahje publike. Mbahen mend qartë sytë xixa të së dashurës së fundit femër të Edi Ramës në mes të Piazza-s, ku edhe disa ambasadorë e shqiptarë të diasporës, u shastisën nga dhuna jo vetëm verbale por edhe fizike e Edi Ramës në mes të mbrëmjes. A e di Aneta Rama sa peceta janë mbushur jo vetëm me lot, por edhe me gjak nga përdhunuesi i shpirtit femëror? Janë të faktuara me dhjetëra raste xhindosjeje të djalit të saj, E.R.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›