E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, apel Ramës e Berishës: Ç'tensiononi situatën e rënduar politike

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) i ka bërë thirrje dy partive kryesore në vend, PD dhe PS, që të presin me qetësi rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit, ndërkohë që nuka ka dhënë asnjë reagim për qendrimin e saj lidhur me koalicionin.
"I bëjmë thirrje Berishës dhe Ramës që të presin me qetësi rezultatet e zgjedhjeve dhe të mos pengojnë më tej komisionet e administrimit zgjedhor për mbylljen sa më shpejt të procesit të stërzgjatur, që ai të mos degjenerojë më tej në sherre politike, sepse imazhi dhe e ardhmja e vendit janë shumë më të rëndësishme se interesat partiake", deklaroi sot gjatë një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili.
Duke iu referuar situatës së rënduar politike të ditëve të fundit, ai kërkoi nga dy forcat e mëdha politike, PD dhe PS, që ta ç'tensionojnë atë për të mos cenuar më tej standardet tashmë shumë të kompromentuara të këtyre zgjedhjeve. Sipas tij, imazhi i vendit është cenuar rëndë nga këto zgjedhje pa standarde dhe çdo hap i mëtejshëm i papërgjegjshëm lidhur me tensionimin e situatës do të çonte në një prishje të imazhit të vendit për procesin e integrimit, ku përgjegjësia do të rëndonte mbi këto dy forca politike.
Vasili ka deklaruar se LSI kërkon respektimin e Kodit Zgjedhor, i miratuar nga vetë këto parti, si dhe të gjitha procedurat e ligjshme të ankimimit të institucioneve të ngarkuara me ligj



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›