LSI del kundër Berishës për referendumin
LSI, herë pas herë jep ndonjë shenjë se nuk është e njehësuar me Berishën dhe është e pavarur nga ky i fundit, megjithse për ligjet apo emërimet e rëndësishme, gjithmonë i ka hapur rrugë.
Këtë gjë duket se po bën edhe me rastin e referendumit, teksa prej disa ditësh është shprehur jo shumë optimiste, aq sa kryeministri Berisha.
Pas Ilir Metës, që kërkonte nga Jala, ku prej ditësh po pushon, bashkëpunim mes partive, ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, ditën e sotme ka deklaruar se LSI është kundër referendumit. Ai ka thënë se imuniteti duhet të hiqet në parlament.
LSI nuk është për referendum, por për konsensus mes palëve.LSI do të mbështesë heqjen e imunitetit brenda Parlamentit. Politika të fokusohet dhe të realizojnë në mënyrën më të shpejtë të mundshme heqjen e imunitetit për të ecur në cështjen e integrimit konform Kushtetuës, ka thënë Haxhinasto nga Berati, ku ka qenë për një takim. Haxhinasto pohoi se LSI do të mbështesë idenë e heqjes së imunitetit në Parlament.