E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha e do vetëm për vete 100-vjetorin, Vlorës kërkon ti heq dhe miqësoren me Barcelonën

Kryeministri Berisha duket se ka vendosur që të ketë për ekskluzivitet, çdo festim që do të bëhet për 100-vjetorin e Pavarësisë. Pas lajmit se Barcelona do të zhvillojë një miqësore me Flamurtarin për 100-vjetorin e Pavarësisë dhe pas takimit të kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, me drejtuesit katalan, ai ka urdhëruar Aldo Bumçin të zhvillojë një takim me këta ta fundit.

Dhe, sipas një njoftimi të Ministrisë së Kulturës, kjo e fundit është duke negociuar që të zhvillohet një ndeshje miqësore me Barcelonën. Por, ndeshja nuk do të zhvillohet në Vlorë, por në Tiranë.

Fuste Josep Maria(zëvendëspresident i Barcelonës), në takim garantoi ardhjen e dy skuadrave spanjolle në Shqipëri, ndërsa shprehu dëshirën që Barcelona të jetë skuadra e fundit që do të zhvillojë një ndeshje në stadiumin kombëtar Qemal Stafa para prishjes së tij dhe e para që do të zhvillojë një ndeshje në përurimin e stadiumit të ri, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Kështu, Berisha duket se ka vendosur që tja heqë edhe këtë gëzim Vlorës, qyteti të cilit duket se nuk i ka lënë asnjë festë për 100-vjetorin e Pavarësisë, pavarësisht se kjo ngjarje e madhe ka ndodhur pikërisht në këtë qytet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›