“LSI dhe Ilir Meta do vendosë fatin e zgjedhjeve”
Gazeta e njohur ndërkombëtare “International Herald Tribune”, në një analizë të saj për situatën politike në vend dhe zgjedhjet e 28 qershorit, thekson se koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim” e kryesuar nga Ilir Meta bashkë me aleatët e tij do të jetë faktori përcaktues i formimit të qeverisë pas datës 28 qershor. Çështja që shqetëson dhe analistë të kësaj gazete është ajo e problemit të kartave të identitetit. Me shumë pak ndryshim nga mënyra se si po e drejtojnë fushatën e tyre, të dy liderët e partive kryesore, fushatën e tyre elektorale e kanë kthyer në një arenë gladiatorësh, duke ofenduar dhe akuzuar pafundësisht njëri-tjetrin. Edi Rama e akuzon kryeministrin aktual për afera korruptive duke përmendur tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. Ndërkohë që Berisha akuzon Ramën për abuzime për distribuim të lejeve të ndërtimit pa një bazë ligjore. “Ish-kryeministri Ilir Meta, drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim i qendrës së majtë, mendohet të jetë faktori vendosës që do vulosë fatin e këtyre zgjedhjeve. Ai e quajti z. Berishën “mbret perandor” dhe u shpreh se z. Rama ishte i “intoksikuar nga ideja e pushtetit”, shprehet gazeta e njohur në analizën e saj.