E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojtari ka pasur nje oferte tjeter ne Greqi, nga Apolloni

Duro fik telefonin ne diten e prezantimit, krijon shqetesime ne Qipro

Klodian Duro duhet te prezantohej dje me fanellen e AEL Limasolit, ne Qipro, ne baze te nje marreveshje paraprake qe kishte arritur me drejtuesit e ketij klubi. Ne diten kur ai duhet te shkonte ne Qipro per te hedhur firmen mbi kontrate, jo vetem qe nuk ka vepruar ne kete menyre, por qipriotet e kane pasur te pamundur qe te kontaktojne dhe te marrin nje pergjigje nga vete lojtari. Kesisoj klubi i ka vene nje afat prej 24 oresh, qe Duro te jape nje pergjigje perfundimtare, nese do te jete apo jo pjese e skuadres se re, ne edicionin e ardhshem. Lajmi se eshte shtyre prezantimi zyrtar me klubin qipriot te AEL Lemasolit eshte zyrtarizuar nga klubi, kur tifozet prisnin firmen e mesfushorit te kombetares sone. 32-vjecari elbasanas,- raportohet ne faqen zyrtare te klubit te Qipros - ka konfirmuar mberritjen e tij, por nje dite me vonese. Ajo qe ka kompromentuar me shume marreveshjen qe eshte perfolur gjate diteve te fundit, lidhet me nje lajm qe ka mberritur ne veshet e drejtuesve te AEL se paralelisht Duro po bisedon me drejtuesit e Apolonit. Kjo ka qene arsyeja qe mesfushori qe luajti gjate sezonit te fundit me Omania Nikosian nuk ka mberritur ne kohe, qe te firmoste kontraten e re. Ne kete kushte, ai do te pritet deri te premten, nese shkon, apo vendos per te firmosur me ndonje ekip tjeter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›