Skela, ne fokusin e Kaljarit
Kaljari interesohet per fantazistin kuqezi, Ervin Skela. Vlonjati qe u "divorcuar" pak dite me pare me ekipin e Enerxhi Kotbus, nuk ka pranuar qe te konfirmoje ende ndonje prej klubeve te interesuara ne Bundesligen e dyte gjermane, per shkak se deshiron qe te luaje me nje skuader edhe me te forte. Kaljari i Seria A eshte klubi i interesuar per te fituar sherbimin e mesfushorit te kombetares sone, Skela. Aktualisht Kaljari ka shpenzuar 5 milione euro per te blere lojtarin Nene. Skela ka luajtur me pare ne Seria A, me Askolin, por nuk pati nje ecuri pozitive, e ne fund te sezonit u largua dhe nenshkroi per gjermanet e Enerxhi Kutbus, me te cilet kaloi dy sezone te mira. Aktualisht Skela eshte lojtar i lire ne treg dhe kerkohet ne Turqi dhe ekipe te tjere gjermane, kryesisht te Bundesliges se dyte. Oferta e Kaljarit pritet te jete me joshese.