Topi nuk e firmosi, ligji ka hyrë në fuqi
Beteja e vërtetë u zhvillua ndërmjet institucioneve kryesore të shtetit në lidhje me dekretimin e këtij ligji nga ana e Parlamentit shqiptar. Presidenti u bë objekt i sulmeve nga përfaqësues të maxhorancës, të cilët i kërkonin me insistim për të dekretuar sa më parë këtë ligj. Presidenti Topi zhvilloi disa konsulta në lidhje me kushtetutshmërinë e këtij ligj. Edhe pse deklaroi se flet vetëm me anë të dekreteve, kreu i shtetit e miratoi në heshtje një ligj të tillë. Ai nuk dekretoi një ligj të tillë, çka solli edhe hyrjen në fuqi pas tejkalimit të afateve ligjore. Ndërsa në takimin e zhvilluar me ish të përndjekurit, Topi ka pasur edhe disa vërejtje për nenin 4 të ligjit, për rrethin e prekjes së zyrtarëve gjatë zbatimit të këtij ligji.