E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saimir Pirgu fiton “Çmimin e Publikut” në Uashingon

Tenori Saimir Pirgu krahas interpetimeve të tij në skena të rëndësishme operistike është edhe fituesi i disa çmimeve prestigjoze për botën operistike.

Pirgu është fitues i Çmimit të Publikut në Uashington në Shtetet e Bashkuara, si aktori më i mirë në një opera për vitin 2012.

Tenori shqiptar është vlerësuar për interpretimin e tij në operën “Lucia di Lammermoor”, e shfaqur në Operën Nacionale në Uashington, në nëntor të vitit që shkoi.

Tenori 31 vjeçar është zgjedhur imazhi i revistës më të rëndësishme operistike “Opera Now” për numrin e shtatorit. Një muaj më parë, në kopertinë ishte tenori Plaçido Domingo, ndërkohë që në numrin e radhës, tenori Saimir Pirgu tregon jetën e tij shqiptare, fëmijërinë nën komunizëm dhe rritjen e tij artistike, nga Tirana në drejtim të skenave të mëdha botërore.

Për tenorin shqiptar me famë botërore axhenda e ngjeshur gjatë verës vazhdon edhe këto ditë, kur pritet të interpretojë sot edhe nesër në Teatrin Colon në Buenos Aires në Argjentinë./Start/

                                                                                             2012-09-01 13:04
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›