Alarm për bombë pranë Ambasadës Amerikane

Në krye të rrugës, në zonën përballë Ambasadës Amerikane rreth orës 14:30 u gjet një valixhe e dyshimtë që ka përhapur frikë tek qytetarët që e kanë hasur, por gjithashtu edhe tek rojet e ambasadës.
Në fillim ka pasur dyshime nga njerezit e thjeshtë, pastaj nga rojet e amabsades, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Deri tani mësohet se patrulla e policisë ka bllokuar qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve në këtë rrugë. Gjithashtu mendohet që kjo valixhe mund të jetë harruar nga një person.
Mësohet se pas mbërritje të ekspertëve xhenier, të cilët vlerësuan dhe skanuan situatën, u vërtetua se kjo valixhe nuk kishte lëndë shpërthyese, por vetëm sende personale./Start/E.G/
2012-09-01 15:06