Topi: Drejtësia, në rrugën e duhur
Shqiptarëve po i rikthehet besimi te sistemi i drejtësisë. Kështu deklaroi Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në lidhje me reformat që po ndërmerren në sistemin e drejtësisë në vend. Në Ditën Botërore të Drejtësisë, kreu i shtetit ka dekoruar disa nga figurat e njohura në fushën e drejtësisë shqiptare.
BLEDAR HOTI
“Skema e besimit të publikut sot në sistemin e drejtësisë, ka lëvizur në kahun pozitiv, edhe pse me hapa të vegjël. Sot ne jemi një shtet me drejtësi më të besueshme sesa dje dhe kjo duhet të na inkurajojë”, tha Topi. Presidenti theksoi se, “besimi i ulët i njerëzve te drejtësia, ka si faktor mangësinë e kulturës ligjore te qytetarët. “Është fakt i njohur tashmë se besimi i njerëzve te drejtësia është shumë i ulët dhe ndër shumë faktorë, një i tillë lidhet me kulturën e pamjaftueshme ligjore dhe distancimin e njerëzve prej saj. Datën 10 maj nuk do ta konceptoja si një ditë feste për arritjet dhe as si një ditë për analiza të rasteve specifike, por si një ditë për reflektim mbi çështjen gjithmonë të hapur të drejtësisë, jetëgjatësia e së cilës kushtëzohet nga vetë ekzistenca e shtetit”, theksoi Presidenti. Kjo datë, u shpreh kreu i shtetit, duhet kthyer në një ditë edukative për nxënësit dhe të rinjtë në përgjithësi, të cilët bëjnë shumë pak edukatë ligjore në shkollë. Ai theksoi se problematikat e organeve që e përbëjnë sistemin e drejtësisë, nuk duhen parë si një pengesë për të ardhmen, përkundrazi, zgjidhja e tyre duhet parë si një objektiv që duhet realizuar sa më shpejt. Edhe pse sondazhet e fundit japin një vlerësim ndaj drejtësisë, Presidenti, njëkohësisht dhe kreu i KLD-së thekson se duhet punuar më shumë në këtë drejtim në arritjen e besimit të qytetarëve te drejtësia. “Statistikat tashmë të botuara mbi perceptimin e publikut ndaj organeve të Policisë së Shtetit, të prokurorisë apo gjykatave, nuk janë për t’u lavdëruar. Skepticizmi i më shumë se 50% qytetarëve te drejtësia shqiptare, kërkon të pranojmë se sot ajo nuk konsiderohet ende e suksesshme, megjithatë, përpjekjet e shtetit për të ngritur standardet e saj janë për t’u përshëndetur. Eshtë imazhi më i qartë i shtetit të së drejtës, ajo për të cilën ia vlen të luftosh në respektimin e të drejtave të shoqërisë njerëzore dhe vlera e paçmueshme e së cilës koncentrohet me sloganin e të drejtës romake: “Fiat justitia pereat mundus – drejtësia le të fitojë edhe sikur bota të shembet”, tha Topi.
Takimi me prokurorët amerikanë
Kreu i shtetit priti po dje në Pallatin e Brigadave në një takim juristë të shquar amerikanë: me gjykatësit Uoker, Magnuson dhe Atër, të cilët shoqëroheshin nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Xhon Uithers. Pol Magnuson, gjyqtar federal i shtetit amerikan të Minesotës, Xhon Uoker, kryetar i Gjykatës së Apelit në Nju Jork dhe Robert Atër, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë të shtetit të Uashingtonit, vlerësuan lart rolin dhe kontributin e Topit dhe punën e mirë të bërë nga KLD-ja gjatë procesit të reformimit gjyqësor në vendin tonë dhe përparimet e sukseset e shënuara jo vetëm në dhënien e drejtësisë, por edhe në rritjen e besimit të publikut në sistemin gjyqësor shqiptar, duke theksuar që njerëzit e drejtësisë kanë gjithmonë nevojë për më tepër inkurajim dhe mbështetje në vendosjen përfundimtare të shtetit ligjor dhe sigurimin e pavarësisë së plotë të tij.
Dekorimet e Presidentit
Urdhri “Mjeshtër i Madh”
Skënder Begeja, specialist në fushën
e kriminalistikës
Njazi Jaho konstitucionalist
Urdhri “Naim Frashëri i Artë”
Vladimir Kristo kryetar i Gjykatës
Kushtetuese
Spiro Peçi deputeti i PBDNJ-së
Shpresa Breçaj gjyqtare e Gjykatës së Lartë Skënder Kaçupi pedagog i së drejtës penale, jurist
Me “Medaljen e Mirënjohjes”
Skënder Breça prokuror
Vasillaq Simeon prokuror
Fatmir Xhafaj: Presidenti, jo në rolin e spektatorit për reformën
Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj, në ditën e drejtësisë bëri një skanim të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Xhafaj i bëri thirrje Presidentit të Republikës të luajë rol aktiv në reformat e nevojshme që duhen bërë në sistemin e drejtësisë. “Gjej rastin të nënvizoj edhe njëherë fort rolin prej aktori dhe jo spektatori në të gjithë sistemin të Presidentit të Republikës”, tha Xhafaj. Sipas tij, “kompetencat e gjera kushtetuese i japin zyrës së tij një pozicion mjaft të rëndësishëm dhe delikat në gjithë procesin e reformimit të sistemit. Tashmë Presidenti i Republikës është në kohën kur duhet të dekretojë kandidaturat e tij për vendet vakant në Gjykatën e Lartë”. Xhafaj shtoi se, “sot kemi një gjyqësor të dhunuar në pavarësinë e tij, sepse kemi një maxhorancë me një Kryeministër që flet për drejtësi e shtet ligjor, por nga ana tjetër bën çdo lloj përpjekje për ta vënë sistemin e drejtësisë nën akuzën dhe presionin e ekzekutivit”. Sekretari socialist nënvizoi se, sistemi gjyqësor nuk është i lirë të ushtrojë detyrën e tij kushtetuese. “Ne kemi sot një gjyqësor të frikësuar në ushtrimin e detyrës, sepse ne kemi sot një maxhorancë që nëpërmjet përfaqësuesve të saj partiakë, ka mundur të vendosë kontrollin e plotë në drejtimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë”, vijoi Xhafaj.