E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI jep vlerësime për rolin e Presidencës

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon mazhorancën se po tenton të pushtojë institucionin e Presidencës. Nëpërmjet një deklarate për mediat kryetari I grupit parlamentar të LSI-së, Pëllumb Xhufi ka shprehur shqetësimin e partisë që përfaqëson në lidhje me nismat e paralajmëruara nga mazhoranca e nga segmente të opozitës mbi hartimin e të ashtuquajturit “ligj organik” për Presidentin e Republikës. Sipas Xhufit kjo nismë sëbashku me ndryshimet përkatëse kushtetuese, kërkon ta banalizojë e ta kthejë  institucionin epror të Presidentit të Republikës,  në një instrument politik të mazhorancës apo “të dyshes” së radhës. Në vijim të fjalës së tij duke folur për “amendimet” në Regulloren e Parlamentit, që u propozua një ditë më parë nga socialistët Xhufi theksoi se ato synojnë vetëm ta çvendosnin procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për poste kushtetuese, nga Presidenca në Kuvendin e kontrolluar vullnete politike , gjë që sipas tij synon vetëm uzurpimin e institucioneve kushtetuese.

Në fjalën e tij Xhufi ka shprehur vlerësime për rolin dhe punën e presidentit në mbrojte të pavarësisë së institucioneve kushtetuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›