PS kërkon nisjen e konsultave për reformën zgjedhore
Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë socialiste Valentina Lesakaj i ka bërë apel mazhorancës që duke filluar nga java e ardhshme të fillojë punë për hartimin e reformës zgjedhore. Duke theksuar faktin se çdo vonesë mund të cënonte procesin e ardhshëm zgjedhor, Lesakaj ka propozuar në emër të PS-së që brenda javës së ardhshme të ngrihet komisioni për ndryshimet në Kodin Zgjedhor me përfaqësues të partive politike parlamentare për t’i dhënë udhë procesit. Në fjalën e saj, Leskaj ngriti edhe shqetësimin përsa i përket çështjes së dokumenteve të identifikimit, për të cilat i kërkoi qeverisë që bëjë publike afatet konkrete të pajisjes së qytetarëve me këto dokumenta.
Në fjalën e saj Lesakj ka shprehur vlerësime për mbështetjen dhe nxitjen e partnerëve ndërkombëtar lidhur me reformën zgjedhore shprehur (përmes deklaratave të fundit të Ambasadorit Amerikan dhe atij të BE-së).