Tare: Kush ka përvojë në menaxhim bregdetar, të më dërgojë e-mail
Në adresën e tij në Facebook, deputeti aktual Auron Tare, ka postuar një njoftim, përmes të cilit kërkon të komunikojë me persona që kanë eksperiencë në fushat që lidhen me menaxhimin bregdetar, trashëgiminë kulturore, por dhe zhvillimin e territorit dhe të pronës.
Të dashur miq, kush ka eksperiencë në këto fusha, të më dërgojë një e-mail. Menaxhimi bregdetar; zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm; analiza e mjedisit; planet fizike dhe planet territoriale; ligji i mjedisit dhe pronës; trashëgimia kulturore dhe historike; biodiversiteti dhe mjedisi tokësor dhe detar; planifikimi rajonal dhe qeveria lokale, si dhe ngritja e kapaciteteve dhe edukimi i publikut, shkruan Tare në adresën e tij në rrjetin social Facebook.
Pak javë më parë, kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, kërkoi aplikime online të të gjithë të interesuarve që kanë kapacitete profesionale për të punuar në administratën publike, aplikime që brenda pak ditëve kapën shifrën e 12 mijë CV-ve të depozituara në një database./A.XH