LSI kundër numërimit elektronik: Nuk ka kohë për tu përgatitur
LSI ka dalë kundër numërimit elektronik për zgjedhjet e ardhshme, pasi sipas saj, nuk ka kohë për të bërë përgatitjet e duhura.
Ylli Manjani ka deklaruar se nëse procesi i zgjedhjeve nuk përgatitet siç kërkohet nga partitë politike zgjedhjet mund të dështojnë.
LSI-ja mbështet pa asnjë ekivok të gjithë vendimet e marra nga komisioni I reformës zgjedhore në mënyrë konsensuale. Ne besojmë se konsensusi është mënyra më e mirë për të përmirësuar klimën mes partive. LSI-ja ka mbështetur idenë për numërimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme, me besimin që kjo zgjidhje do ta përmirësoj klimën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare por njëkohëshisht jemi skeptimik për zbatimin e këtij procesi theksoi Manjani.
Sipas Manjanit,kyprocess nuk mund të përgatitet për 14 muaj, kur pritet të zhvillohen edhe zgjedhjet parlamentare pasi kërkon më parë të tentohet dhe të bëhet një studim.
Duhet të bëhet një studim sesa kushton ky process, si do të përdoret, ku do të përdoret. Është fjalë që të ndërtohet një grup njerëzish për përdorimin e këtyre aparaturave, për të ndërtuar një sistem. Këto janë procese teknike që kërkojnë kohë dhe kjo kohë është e pamjaftueshme, theksoi Manjani.