Elvis Cefa anëtari i ri i KLD-së, opozita braktis votimin
(E PERDITESUAR) - Elvis Cefa është zgjedhur anëtari i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kuvendi i Shqipërisë votoi me 71 vota pro kandidaturën e Cefës, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.
Opozita nuk mori pjesë në votim, për shkak se mazhoranca vendosi që votimi të bëhet elektronik, edhe pse fillimisht u ra dakord që të bëhet i fshehtë.
Kryeministri Berisha, i pranishëm në këtë seancë pas kthimit nga Brukseli, së bashku me Jozefina Topallin kanë propozuar një metodë të çuditshme. Edhe pse kanë rënë dakord për votimin e fshehtë, kanë kërkuar që deputetët të firmosin në fletët e tyre se për kë kanë votuar. Pra, praktikisht nuk do të kishte votim të fshehtë.
E gjithë kjo, për shkak se Berisha kishte frikë që mund ti fironin votat dhe për këtë arsye ai kërkonte që ti kontrollonte me anë të kësaj metode.
Opozita nuk pranoi dhe për këtë arsye votimi u bë elektronik, ku Elviz Cefa mori 71 votat e mazhorancës përballë Ardian Vishës, që ishte kandidat i opozitës.
