E Diel, 1 Nëntor 2026

Moisiu: Presidenti me 71 vota mund të kthehet në një nëpunës të qeverisë

Share

Zgjedhja me 71 vota ka rrezik ta kthejë Presidentin në një nëpunës të emëruar nga maxhoranca. I këtij vlerësimi është ish presidenti Alfred Moisiu ndërsa komenton procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. I pranishëm në tryezën e organizuar nga Forumi Civil, Moisiu tha se është kundër zgjedhjes së Presidentit me shumicë të thjeshtë votash.

Moisiu, tha se konsultimet mes partive parlamentare për zgjedhjen e presidentit të fillojnë në 20 maj. Gjatë tryezës, Moisiu tha se presidenti nuk duhet të jetë miliant partiak, por një njeri që duhet të qetësojë gjakrat e ndezur të politikës.

I pranishëm në takim, ambasadori i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Volfarth tha se duhet shfrytëzuar sa më mirë ky moment për të gjetur personalitetet më të duhura si kandidatë për mandatin e kreut të shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›