E Diel, 1 Nëntor 2026

U bllokua në minierën e braktisur,gjendet pa jetë

Foto Ilustruese

POGRADEC- Eshte nxjerre pa jete nga miniera e braktisur, ne te cilen ishte bllokuar qe prej pasdites se djeshme.

Ekspertet e Repartit te Inspektim Shpëtimit në Miniera kane nxjerre trupin e 33 vjecarit, Geron Xhukellari, i cili ishte bllokuar brendesi te nje miniere te braktisur ne zonen e Pogradecit, ne fshatin Verdove.

Mesohet se ai kishte hyre per te mbledhur skrap, por vonesa ka vene ne alarm familjen, e cila ka njoftuar me pas policine. Dyshohet se shkak i vdekjes te jete bere asfiksia nga rrjedha e gazit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›