E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidati i PD-së për KLD-në, ligjëroi skandalin e Spillesë

Share

Ish-kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Cefa, kandidati i mazhorancës për anëtar i KLD-së, ka firmosur vendimin për të spostuar një pronë në bregdetin e Spillesë, për të cilën disa zyrtarë janë vënë nën akuzë. Vendimi që konsiderohet si i paligjshëm nga prokuroria, mban firmën e Cefës dhe nga verifikimet në terren ka rezultuar se zyrtarët e AKKP-së kanë shpërdoruar detyrën. Ata i kanë dhënë një familjeje rërën e detit si tokë bujqësore, shkruan Shqip.

Prona prej rreth 50 hektarësh në bregdetin e Kavajës është sekuestruar me urdhër të njësisë Task-Forcë në akuzën e kryeqytetit dhe pesë zyrtarë janë marrë të pandehur. Ata hetohen në masën e arrestit shtëpiak dhe pritet që në javët e ardhshme të verifikohen edhe persona të tjerë. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme pohojnë se i gjithë zinxhiri i zyrtarëve që janë marrë me këtë çështje është nën hetim, duke përfshirë këtu edhe Cefën, për të cilin pohojnë se ende nuk i kanë ngritur akuzë konkrete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›