E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI mbeshtetje per te rinjte e Tiranes

Lëvizja Socialiste për Integrim premton më shumë hapësira dhe financime për të rinjtë. Në një takim me studentë që jetojnë në Tiranë, kandidatja e LSI-së për njësinë numër 5 në kryeqytet premtoi qendra rinore dhe mbështeëtje të plotë për projektet e tyre.

“Në programin tonë ne kemi hapjen e njëqind qendrave të trajnimit profesional dhe të trajnimeve rinore. Të rinjtë kanë shumë ide, kanë shumë iniciativa por nuk kanë përkrahjen e mjaftueshme financiare për t’i realizuar këto. Ne mendojmë që në buxhetin e Bashkisë të Tiranës do të ketë një zë të veçante pikërisht për kreditimin me interesa të ulta të projekteve dhe ideve që ju do të keni, në mënyre që t’i japim dorë çdo të riu të realizojë idenë dhe dëshirën e tij”,përfundoi Xhixho fjalën e saj në këtë takim” tha Xhixho. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›