Me romet Topi Merrni pjese ne votim. Rama Strehim dhe arsimim
8 prilli njihet si dita ndërkombëtare e romëve. Pavarisht se mungojnë statistikat zyrtare se sa është numri i këtij komuniteti, strukturat përkatëse si ministria e Punës vetëm gjatë vitit të kaluar trajtoi rreth 1500 familje me ndihmë ekonomike, si dhe 660 persona me aftësi të kufizuar nga ky komunitet.
Në ditën e romëve nuk kanë munguar përshëndetjet dhe premtimet edhe nga drejtuesit politikë në vend. Presidenti Bamir Topi i ka premtuar këtij komuniteti e të gjitha strukturat përgjegjëse në vend do të mbrojnë të drejtat e tyre, duke mos u përsëritur më rastet e dhunshme ndaj romëve e ndërkohë i ka bërrë thirrje këtij komuniteti të marrë pjesë në votime.
“Jemi vetëm një muaj para zgjedhjeve të pushtetit vendor. Shfrytëzoni pozitivisht këtë periudhë. Mos qëndroni pasiv sepse zgjedhja e strukturave të pushtetit vendor, rinovimi I tyre janë edhe për ju, e sidomos për ju” tha Topi.
Po paraditen e së premtes, komuniteti rom e ka përshëndetur edhe kryetari i bashkisë Tiranë, Edi Rama. Gjatë një aktiviteti festiv në parkun “Rinia”, kryebashkiaku Rama ka premtuar se do të vazhdojë punën për zgjidhjen e të gjitha problemeve, si strehimi, arsimimi apo kujdesi shëndetësor.
“Përpiqem për ditë që të zgjidhim çka mundemi nga këto probleme dhe nga këto halle që sigurisht nuk kanë mbaruar, por pa dyshim ne mund të dhe do t’I përballojmë sebashku, siç I kemi përballuar deri më sot” tha Rama.
Ndërsa ministria e Punës ka organziaur me rastin e kësaj dite një koncert festiv.
Edlira Sulejmani