LSI mbledh Konventen Zgjedhore ne datat 18-19 maj

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot kryesinë e saj në një takim të parë për këtë vit. Kreu i LSI-së, Ilir Meta bëri me dije se gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen zgjedhjet e reja në forumet drejtuese të kësaj partie. “6 muajt e parë të këtij vitit kanë në fokus konsolidimin e të gjitha strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim por jo vetëm, por edhe të dy shtyllave kryesore si të Lëvizjes së Gruas për Integrim dhe Lëvizjes Rinore për Integrim. Me këtë perspektivë do të propozojmë dhe do të diskutojmë të gjithë së bashku që përpara Konventës Zgjedhore të LSI-së, të cilën e propozojmë në datat 18-19 maj për tu zhvilluar me praninë e më shumë 1500 delegatëve por numri i saktë do të vendoset në raport edhe me numrin e përgjithshëm të anëtarësisë”, u shpreh Meta gjatë fjalës ë tij.
Por nga ana tjetër, kreu Meta ftoi “të gjithë që të aplikojnë, që të kandidojnë për të gjitha nivelet dhe në të gjitha forumet e LSI-së që nga kryetari e deri tek pozicionet e tjera, pasi gjithçka do të jetë e hapur dhe transparente. Do të ketë kandidaturë alternative për çdo pozicion sepse pa garë nuk ka demokraci dhe ne duam garë të vërtetë. Jam i sigurt që Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë pas 7 vitesh ka shumë kualiteti për të kandiduar dhe për të drejtuar me vizion dhe me dinjitet”.