Ndryshon ligji i Sigurimeve Shoqerore
Sigurimet shoqërore tashmë do të deklarohen elektronikisht. Çdo tatimpagues apo individ nuk do të detyrohet me që të bëjë me këtë regjistrim me dorë, duke pasur keshtu garanci mbi historikun e kontributeve që janë derdhur pranë Tatimeve. Ndryshimet në këtë ligj kaluan në Komisionin e Ekonomisë me votat e të dypalëve politike.
Një nga pikat që u kundërshtua nga deputetët e opozitës ishte pikërisht krijimi i hapësirave të mundshme për evazion fiskal, nga punëdhënësit, që sigurojnë punonjësit
Sipas drejtorit të IT-së në Tatimeve, Rinald Rista një ligj i tillë do të lehtësojë koston e deklarimit të sigurimeve shoqërore, të cilat më parë bëheshin në letra dhe në të njëjtën kohë do të ndikojë në reduktimin e evazionit fiskal.
Ligji për deklarimin online të sigurimeve shoqërore ka hyrë në fuqi që në janar të vitit 2012. Deri tani deklarimi është bërë nga 6 mijë tatim pagues. Bizneset e mëdha e bëjnë këtë deklarimin çdo një muaj, kurse bizneset e vogla, e bëjnë çdo tre muaj.