Vladimir Putin kunder shtetit monoetnik

Kryeministri rus Vladimir Putin, njëkohësisht kandidat në zgjedhjet presidenciale të 4 marsit, kundërshton idenë e nacionalistëve për një shtet rus monoetnik, por nga ana tjetër kërkon përforcim të ligjeve për regjistrimin e emigrantëve dhe futjen prej 2013 të provimit të detyrueshëm të gjuhës e kulturës ruse për një integrim më të mirë të tyre. Kështu ka shkruar kryeministri rus në një artikull mbi marrëdhëniet ndëretnike të publikuar në "Nezavisimaia Gazeta". Artikulli është i dyti që përshkruan pozicionin e Putin në një sërë sfidash të rëndësishme që atij do t’i duhet të përballet, nëse zgjidhet president në muajin mars. Në shkrim duket gjithashtu se si Putin ka trajtuar problemin global të përleshjeve ndëretnike dhe ndërfetare dhe ngritjen e ultra nacionalizmit në shumë vende.
Putin theksoi përgjegjësitë që ka të qenit emigrant, sidomos përgjegjësia për t’u integruar në shoqërinë dhe komunitetin e kombit.
Dështimi i emigrantëve për të respektuar traditat e vendeve pritëse ka çuar tashmë në një valë të kryengritjeve nacionaliste dhe ksenofobisë mes popullsisë lokale në mbarë botën.
Kryeministri Putin theksoi se Rusia ka qenë një vend multikulturor për shekuj me radhë.
Rënia e Bashkimit Sovjetik çoi në një situatë ku qytetarët e ish-Republikes Sovjetike, më pak të përparuar ekonomikisht nxituan në Rusi për punë.
Realiteti është se multikulturalizmi ka dështuar, jo vetëm në Rusi, por globalisht. Udhëheqësit e ekonomive të tilla të mëdha si Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë pranuar zyrtarisht dështimin - u shpreh Putin
Kryeministri tha se, ishte e pamundur për të ndaluar emigracionin e paligjshëm në vend, por premtoi se do ndërtojë një sistem për të ulur numrin e emigrantëve të paligjshëm në një minimum, nëse zgjidhet president në mars. Kryeministri tha gjithashtu se ai donte të shihte krijimin e një organi që do të monitorojnë migrimin jo vetëm të huaj, por edhe të brendshëm .
Nëse zgjidhet president, Putin propozon të zgjidhë problemin akut të intolerancës dhe nacionalizmit përmes edukimit. Putin beson se tani është koha për të futur masa të tilla në Federatën Ruse.