LSI merr dhe ish -kreun e PS Patos
Ish-kreu i PS-se per degen e Patosit, Ramadan Kuqari, ne shkurt te ketij viti eshte anetaresuar ne LSI. Ai ka qene prezent dhe ka shoqeruar nga afer kreun e LSI-se, Ilir Meta, gjate turit te tij te zhvilluar ne Fier. Kuqari, i cili per nje periudhe trevjecare ka qene ne krye te selise roze per degen e Patosit, u shkarkua prej postit qe mbante pas nje faksi qe Edi Rama i dergoi ne zyren e tij, pasi ai kishte kundershtuar mbeshtetjen e kandidatit per kryetar bashkie, Bardhi Meli, perfaqesues i LSI (kandidat i perbashket LSI- PS) dhe mbeshteti kandidatin e pavarur Pajtim Isufi, qe doli nga radhet e PS-se. Per nje periudhe kohe rreth dy vjet Kuqari ka qene i aktivizuar me PS-ne Patos, sikunder eshte edhe anetar i Keshillit Bashkiak Patos. Vete Kuqari ka pohuar per gazeten se, "duke pare me qetesi e qartesi levizjet politike tashme vendosa qe te aderoj ne LSI Patos, pasi e gjej me shume veten ne kete parti politike". Kuqari ka qene prezent ne takimin qe pati koke me koke kreun i LSI-se, Ilir Meta, me kreun e Bashkise Patos, Bardhi Meli, sikunder ka qene edhe ne takimet qe Meta zhvilloi jo vetem ne Patos, por edhe ne komunen Frakull.