E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili-LSI: Kartat po rrezikojne zgjedhjet

Levizja Socialiste per Integrim shprehu shqetesimin e saj lidhur me zvarritjen e procesit per pergatitjen e kartave te identitetit. Sekretari i Pergjithshem prane kesaj partie, Petrit Vasili, gjate nje komunikimi me mediat, ndalur ne kete moment, u shpreh se "problem i madh i tenderit eshte mungesa e kohes per pergatitjen e kartave para zgjedhjeve te vitit 2009". Gjithashtu, sipas tij, nje tjeter problem eshte dhe fakti se qeveria duhet te subvenciononte per kartat e shqiptareve dhe t'i shperndante gratis ato dhe per nje gje te tille nevojiten rreth 35 milione euro. "Dy problemet e fundit bejne te pamundur realizimin e nje standardi aq te rendesishem te kerkuar nga nderkombetaret dhe te pranuar nga politika per kryerjen e zgjedhjeve te ardhshme me karta identiteti qe eliminojne manipulimin dhe votimin e shumefishte, fenomen qe ka demtuar rende zgjedhjet dhe vertetesine e rezultatit te tyre", theksoi Vasili, lidhur me kete ceshtje. Njekohesisht, referuar tenderit per perzgjedhjen e kompanive qe do te merren me prodhimin e kartave te identitetit, sekretari i LSI-se nenvizoi faktin se "gjate zhvillimit te ketij tenderi, procesi i hartimit te termave te references dhe ndryshimi i tyre shume pak kohe para zhvillimit te tenderit dhe jashte afateve e bejne procesin e dyshimte, jo transparent, perjashtues, duke cenuar rende paanshmerine dhe barazine e pjesemarresve ne nje tender te tille kaq te rendesishem". Sipas tij, problem shume serioz ne tenderin e zhvilluar ne daten 28 shkurt 2008 ka qene afati nje mujor i pamjaftueshem ne dispozicion te firmave dhe per pasoje po thuajse te gjitha firmat pjesemarrese paten mangesi dokumentare, gje qe solli skualifikimin e tyre ose kualifikimin e diskutueshem te tyre.

O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›