EMRI I PAHARRUAR I GJENERALIT NGA ÇAMERIA
Autori i Lajmit: Nga Enver Kushi
Më 26 prill 1960, në moshën 38 vjeçare, vdiq papritur në Shkodër, gjeneral –major Hilmi Seiti. E mbaj mend mirë atë ditë, ndonëse isha në moshën 10 – vjeçare dhe i brishtë. Njoftimi zyrtar, i botuar në shtypin e kohës më 27 prill 1960, me një ftohtësi kronike, nënvizonte mes të tjerave vdekjen e papritur nga një hemorragji cerebrale, në punë e sipër të Hilmi Seitit. Tani pas 50 –viteve, teksa lexoj në nekrologjinë dhe kronikën për ceremoninë e varrimit të Hilmi Seitit, përpiqem të zbuloj pas rreshtave të zeza enigmat e vdekjes së papritur të tij. Është e pamundur. Regjimi diktatorial çdo gjë e kishte përgatitur mjeshtërisht:Opinioni nuk duhet të mësonte asgjë nga fundi tragjik I gjeneralit nga Çamëria. Ceremonia e varrimit të tij është një nga më madhështorët e organizuar në qytetin e Shkodrës, sepse ky qytet e nderoi deri në fund atë. Shkodra u bë pjesë e jetës së Hilmi Seitit, por edhe varri I tij. Ai i dha shumë Shkodrës dhe banorëve të tij fisnikë.
Për brezin tim si dhe mijëra çamër të vdekur e të gjallë, gjeneral Hilmi Seiti ishte dhe është pikë referimi i burrërisë, krenarisë, dinjitetit, besës dhe fisnikërisë çame.
Kush është Hilmi Seiti? A ka dokumenta për jetën dhe veprën e tij? Cilat janë gjurmët e veprimtarisë së gjeneral Hilmi Seitit në qytetin e Shkodrës, por edhe në malësinë dhe zonën e nënshkodrës? Përse ai u bë shumë shpejt pjesë jo vetëm e vetëdijes çame, por edhe asaj shkodrane? Ndonëse kanë kaluar 50 vjet nga fundi i papritur dhe tragjik i tij, përse vazhdon të ruhet ende në kujtesën e brezave emri i Hilmi Seitit? Tek e fundit, përse emri i tij edhe kur ishte gjallë, u kthye në mit? Këto pyetje më kanë shoqëruar vazhdimisht, por veçanërisht kohët e fundit, teksa u mora seriozisht me jetën dhe veprimtarinë e gjeneral – major Hilmi Seitit.
Në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, ndodhet vetëm një dosje me 17 faqe, nga të cilat kartela personale e oficerit me 7 faqe, 1 faqe Lavdërime- Shpërblime, dhe 2 faqe Autobiografi, n/kolonel Hilmi Seiti që mban datën: Shkodër, më 12 . 8. 1953. dhe firmën e deklaruesit. Materialet e tjera janë: karakteristikë për periudhën janar 1954- janar 1955, kolonel Ilmi Hasan Seiti, drejtor i Punëve të Brendshme Qarku Shkodër, nënshkruar nga Ministri i Punëve të Brendshëm, Kadri Hazbiu, një qarkore me firmën e Mehmet Shehut, që mban në datën 30.6. 1952 si dhe fotokopje e nekrologjisë së gjeneral –major Hilmi Seiti, botuar në gazetën Zëri i Popullit, më datë 27 prill 1960 dhe ceremonia e varrimit e gjeneral –major Hilmi Seitit, e botuar në të njëjtën gazetë, një ditë më pas. Nuk kam të dhëna nëse ka dokumenta në Arkivin Qendror të Shtetit, arkivin e degës së Ministrisë së Brendshme të Shkodrës apo foto në arkivin e ATSH.
Jam i bindur se në Arkivin Qendror të Filmit, duhet të jetë e filmuar ceremonia e homazheve dhe e varrimit të gjeneral –major Hilmi Seitit.
Le të rikthehemi tek dosja në fjalë që unë e kam lexuar dhe rilexuar shumë herë dhe më besoni, pas shkrimit të bukur e të kujdesshëm prej dorës së tij, kam ndjerë edhe zërin e gjeneral – major Hilmiut.
Atje koha është e ngurtësuar. Të ngurtësuara janë ditët, muajt, vitet e jetës së njeriut që ka bërë histori.
Dhe përtej këtij ngurtësimi, saktësisë në formë kronike, përmes rreshtave të shkruara me dorën e Hilmisë, siç e kanë quajtur dhe e quajnë gjeneralin shkodranët, shpalosen 38 vitet e një jete dhe njeriu jo të zakonshëm.
Data dhe viti i lindjes: 15 nëntor 1922; emri i babait: Hasan dhe vdekja e tij më 1927; vdekja e nënës më 1926; Kam lind në katundin Spatar, n/prefektura Filat, gjuhët e huaja që flet dhe shkruan: rusisht, frëngjisht, italisht, greqisht; shkolla fillore në vitet 1930- 1933 në Sarandë, të mesmen 1933- 1939 në Gjirokastër, 1939- 1940 në Shkodër dhe 1940- 1941 në Tiranë; lufta italo- greke, arrestimi dhe burgosja nga fashistët italianë në Bari; në radhët e Luftës Antifashiste, kariera, dekorimet, gradat. Familja Bashkëshortja Bukurie Myftiu. Vajzat Vera dhe Vjollca. Djali, Agimi …Dhe ne fund shkrimi nuk është i tij. Një dorë tjetër mbyll kartelën personale të gjeneralit. Vdiq në krye të detyrës më 25. 4. 1960 (data e pasaktë), nga hemorragji cerebrale në spitalin civil Shkodër. Këtu mbyllet sipari i jetës së tij, një fund tragjik, i parakohshëm, në kulmin e moshës dhe të karrierës, me shumë enigma, pikpyetje, hamendje… Vetëm me një fakt të qartë: si në tragjeditë e lashtësisë greke, koha shumë shpejt i ka thënë disa të vërteta ose më saktë mekanizmin e tmerrshëm të atyre që projektuan dhe realizuan krimin. Vetëm pjesërisht, do të shtoja. Vdekja e gjeneral Hilmi Seitit me befasinë dhe të papriturën e saj si dhe ankthet, pagjumësinë e disa netëve pasi ai kishte takuar zyrtarët më të lartë të Partisë shtet, përfshi edhe Enver Hoxhën, janë të denja për një tragjedi me disa akte…
Në formimin e Hilmi Seitit si njeri dhe më pas në sendërtimin e personalitetit të tij, mendoj se duhen evidentuar disa momente:
Së pari, vendlindja dhe origjina e tij familjare. I lindur dhe i rritur në Spatar, në këtë fshat fare pranë Filatit e me tradita të shquara patriotike si dhe në një familje me emër, e derës së asllanejve të famshëm, ai trashëgoi shumë nga Spatari dhe spatarjotët.
Siç shkruan Ibrahim Daut Hoxha spatarjotët kanë qenë shumë të ndjeshëm ndaj çështjeve jetike kombëtare dhe janë dalluar për atdhedashuri aq dhe për trimëri. Jam i detyruar ti vë fre patriotizmit dhe krenarisë time për Spatarin edhe se do të zgjatesha, por më lejoni të përmend Nurçenjtë bujarë e mikpritës e me kontribute në lëvizjen patriotike shqiptare siç është Nuredin Kushi (Nurçe), një nga anëtarët e kryesisë së Lidhjes së Prizrenit për Jugun, Brahenjtë, një nga degët e asllanejve, të njohur në kryengritjen e Filatit (1902) dhe mbrojtjen e Janinës (1913), Saqenjtë e urtë e të kulturuar, Beqo Izet Kushin si kryetar i parë i shoqërisë Çamërianë SHBA në vitin 1919… Famila Seiti, si një nga degët kryesore të asllanejve, ka qenë pjesë aktive në lëvizjen patriotike të Çamërisë: Hasani, babai i Hilmiut, ka marrë pjesë në kryengritjen e Filatit më 1902, ku edhe u plagos, në çetën e Muharrem Rushitit në vitet 1910 -1912 dhe mbrojtjen e Janinës më 1913. Edhe xhaxhai i Hilmiut Huso Seiti (Asllani) gjithashtu është pjesëmarrës në këto lëvizje.
Së dyti, shkollimi i tij në katër qytete dhe katër qendra të rëndësishme arsimore që janë: shkolla fillore në Sarandë, më saktësisht në konviktin Çamëria, (1930- 1933), shkollën e mesme në Gjirokastër (1933- 1939), gjimnazin e Shkodrës dhe Tiranës, përkatësisht në vitet 1939- 1940 dhe 1940- 1941. Nga këto unë do të veçoja konviktin Çamëria, atje ku viheshin bazat e ndjenjave dhe të mësimit kombëtar si dhe përgatiteshin me kujdes për në shkollat më të larta. Shumë nxënës çamë të konviktit Çamëria si Sami Murati, Veiz Sejko, Selim Islami, Qamil Buxheli, Teme dhe Taho Sejko, Kasem Demi, Njazi Demi, Myfit Sejko u bën më pas personalitete të shquara në fusha të ndryshme.
së treti, antifashizmi dhe pjesmarrja në formacionet e Luftës Antifashiste. Hilmi Seiti dhe qindra djem dhe vajza me origjinë nga Çamëria, ndonëse në moshë të re, ditën të orientohen drejt në vorbulat e Luftës II Botërore. Antifashizmi nuk ka të bëjë me ideologjitë. Antifashizmi gjatë Luftës II Botërore vuri në një front shtete me ideologji të ndryshme. Ai është një nga vlerat e mëdha të Europës dhe Shqipërisë, e cila u vu në krah të koalicionit të madh kundër mortajës nazifashiste.
së katërti, Shkodra ka luajtur rolin e saj në formimin, por edhe në burrërimin dhe karrierën e gjeneral Hilmisë. Në një farë kuptimi, Shkodra e rriti Hilmiun e dha shumë nga qytetaria, fisnikëria dhe kultura e saj e jashtëzakonshme. Në Shkodër ai shkoi në moshën 17 vjeçare, për tu kthyer në vitin 1951,pra në moshën 29 vjeçare. Unë përpiqem ti lidh ca gjëra ose ca fakte që na i jep historia. Fjalën e kam për marrëdhëniet e Shkodrës me Çamërinë. Është një temë e prekur aty- këtu shkarazi, por që duhet trajtuar më seriozisht. Më konkretisht: në disa burime arkivore, shkruhet se Osman Tahsini, babai i Hasan Tahsinit, ka shkuar në Shkodër rreth vitit 1820. Osmani ishte njeri me shumë kulturë dhe myderriz i dëgjuar. Ai zotëronte filozofinë islame dhe letërsinë orientale. Mustafa Pashë Bushati e thirri në Shkodër Osman Tahsinin nga Çamëria si këshilltar dhe mësues të fëmijëve të tij. Siç shkruajnë biografët e njërit prej figurave më të shquara të Çamërisë dhe Shqipërisë, filozofit të madh Hasan Tahsini, ky i fundit kaloi vitet e fëminisë në Shkodër. Po në Shkodër gjetën strehë Idromenët e Pargës së Çamërisë dhe më i madhi prej tyre, Kolë Idromeno, ka lënë vulën e vet në historinë, kulturën dhe arkitekturën e Shkodrës.
Në rrethana të tjera historike dhe politike për Shqipërinë dhe Shkodrën, një djalë tjetër nga Çamëria, u bë pjesë e historisë dhe kulturës së saj. E nënvizoj faktin e rrethanave politike kur jetoi dhe punoi në Shkodër gjeneral Hilmija. Do të gabonim në qoftë se figurën e Hilmi Seitit do ta shkëpusnim nga koha kur jetoi dhe punoi. Gjithashtu do të gabonim akoma më shumë nëse figurës së tij do ti vishnin mëkatet e diktaturës komuniste. Gjeneral –major Hilmi Seiti nuk u bë pjesë asnjëherë i atyre njerëzve që me veprimet dhe instiktet e tyre shtazarake, lyen duart me gjak. Prandaj nuk është e rastit që në qarkoren e datës 30. 6. 1952, drejtuar gjithë kryetarëve të degëve të shefave dhe seksjoneve të punëve të brendshme në rrethe, firmosur nga ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe Mehmet Shehu, kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme Shkodër n/kolonel Ilmi Seitit i hiqet vërejtje e rëndë me paralajmërim që në rast përsëritje të një akti të tillë, do të jepet për ndjekje penale. Arsyeja e kësaj mase të rëndë është se Hilmi Seiti karakterizohet nga një oportunizëm dhe shpirt butësi karshi armiqve. Për Shkodrën dhe gjeneral – major Hilmi Seitin, për qindra e qindra rrëfime që vazhdojnë akoma të rrëfehen nga shkodranët, mund të shkruhet dhe të flitet gjatë. Me kalimin e viteve, pra në një distancë gjysëm shekullore nga vdekja e gjeneralit, figura e tij duket sikur endet mes reales dhe ireales. Aq e vërtetë është kjo, saqë shumë veprime të tij në Shkodër, marrëdhëniet që ai krijoi me këtë qytet, banorët e tij si dhe ata të mbi e nën Shkodrës, duken gati- gati të pabesueshme. Këtu duhen kërkuar sfidat e jetës dhe veprës së gjeneral – major Hilmi Seitit. Hilmi Seiti u përball me një kohë të ashpër dhe brenda kornizave të saj,diti ta sfidojë atë. Meritë është se ai nuk bëri kompromis me dy gjëra: karakterin e tij, burrëror dhe me idealet e drejtësisë për të cilat luftoi. Koha dhe Shkodra e vunë atë në provë. Koha dhe Shkodra vunë në provë djalin nga Spatari i Çamërisë, vunë në provë fisnikërinë e të parëve të tij. Në Shkodër gjeneral Hilmija nuk shkoi për ta sfiduar këtë qytet. Po ta kishte bërë këtë, Shkodra jo vetëm do ta kishte harruar, por edhe anatemuar. Me të drejtë publicisti dhe shkrimtari shkodran Rifat Dajti në librin e tij Rrethi i kujtesësshkruan: Gjenerali kishte gjetur çelësin e shpirtit të shkodranëve, ndaj dhe depërtoi tek ato… Thonë se kishte mësuar një a dy vjet në gjimnazin e Shkodrës, pastaj kishte shkuar në një shkollë të mesme në jug. Ai ishte nga Çamëria, nga një familje e dëbuar nga tokat shqiptare që iu dhanë Greqisë. Ndoshta e gjithë kjo histori e jetës së tij e kishte bërë të kuptojë se Shkodra ishte disi ndryshe. I anatemuar nga regjimi, si qyteti më reaksionar ndaj komunizmit, dukej e paktë thënia se ai qytet ishte disi ndryshe. Shkodra i ngjante një sfinksi, ku nuk kuptohej, deri sa larg shkonte urrejtja e saj dhe deri ku ngjitej mirësia e respekti i saj, për ata që i pranonte brenda vete…Jam i mendje me përfundimin e publicistit Rifat Dajti: Edhe të tjerë që do të vinim pas tij, patën fatin e të parit, shumë u vranë, të tjerë u burgosën, por vetëm për të parin do të flitej si nëpër legjendë.
Ky është Hilmi Seiti, gjeneral –majori nga Çamëria që koha nuk ja zbeh vlerat, që me jetën dhe veprën e tij la gjurmë të paharruara jo vetëm në Shkodër, por në tërë Shqipërinë.
Spatar, prill 2010
Ky lajm është publikuar: 26/04/2010