Luarasi: “Shteti duhet të financojë studentët dhe jo universitet”
Autori i Lajmit: Intervistoi Entela Duraj
Rektori i një prej universiteteve të para private në Shqipëri, me mbi 30 vite eksperiencë në auditore, prof.Dr. Aleks Luarasi flet në një intervistë për gazetën “Ballkan”, se si për herë të parë në vendin tonë reforma financiare do të barazojë universitetin privat me atë publik në sajë të një konkurence të ndershme. Ai sjell shembullin e arsimit të lartë në Hungari dhe se si ky model do të mund të aplikohej edhe në vendin tonë. A janë realisht të kripura çmimet në privat dhe a do të ulen tarifat pas heqjes së TVSH-së... Për këto dhe të tjera probleme flet Profesor Luarasi.
Vendimi i qeverisë për heqjen e taksës së TVSH-së arsimit privat do të lehtësojë disi barrën e kostove tuaja, por a do të lehtësojë ky ndryshim edhe studentët me një ulje sado të vogël të tarifës studimore?
Qysh në vitin 2003 kur u hap shkolla e lartë “Luarasi” dhe më parë ishte ngritur edhe universiteti tjetër privat “Universiteti i Neë York-ut” në Tiranë egzistonte taksa TVSH-së mbi arsimin privat, ndërsa më pas kjo taksë u hoq, (çka ishte një lehtësim i madh për ne), por u rivendos përsëri. TVSH është një taksë mbi vlerën e shtuar siç quhet, pra egziston tatimi mbi fitimin për çdo biznes dhe TVSH është 20 % e xhiros, që realisht është e lartë. Ne kërkuam heqjen e saj. Qeveria për fat të mirë na dëgjoi për heqjen e TVSH-së, e veçanërisht kryeministri Berisha i cili e ka qujatur kërkesën tonë për heqjen e TVSH të drejtë. Kjo është një mbështetje e madhe për arsimin privat të të gjitha niveleve duke nisur që nga kopshtet private e deri te universitetet. Por gjithashtu e vlerësojmë këtë vendim qeveritar edhe për faktin që u mor në një periudhë krize ekonomike për Shqipërinë. Erdhi në një moment kur shteti ka nevojë për të ardhura, nisur nga ndikimi i krizës dhe detyrimet e tjera, investimet, ecuria ekonomisë etj. Lehtësimi për ne qëndron në faktin se shkollat private në vendin tonë janë të reja dhe kanë nevojë për investime, ku fillimisht kanë funksionuar në ambiente të sajuara, sepse edhe nuk gjenden vende të lira (problem auditoresh), pra jemi në periudhë investimesh të rëndësishme. Duhet patur parasysh që universitetet private pasi kalojnë një periudhë të paktën 5-vjeçare mund të rimëkëmben disi dhe atëherë mund të taksohen, ndërsa taksimi qysh në fillim është i gabuar pasi nuk lë vend për investime dhe përmirësime. Është tmerrësisht e vështirë edhe gjetja e një trualli për të ngritur godinën, ku unë për universitetin tim kam blerë një truall në Mullet, dhe në një të ardhme të afërt atje do e spostoj shkollën, sigurisht edhe me mirëkuptimin e studentëve dhe plotësimin e kushteve të transportit. Pra të gjitha këto investime kërkojnë para, dhe duke u taksuar qysh në fillim një shkollë private ajo nuk mund të ecë përpara, ndaj dhe në disa raste në vend të ulet tarifa edhe mund të rritet.
Ju jeni duke thënë se heqja e TVSH-së nga arsimi privat mund të ndikojë edhe në rritjen e taksës së studentëve?
Po mund të ndikojë edhe në rritjen e saj. Kur u rivednos TVSH-ja shkollat private vepruan në mënyra të ndryshme, dikush e rriti tarifën e dikush se rriti, kjo është një taksë që ska të bëjë me tarifën apo arsimin pasi është një taskë që i vendoset edhe kafes që ne pijmë çdo mëngjes, apo çdo malli, është një taksë suplementare që e paguan klienti, dhe biznesi në këtë rast është vetëm një transmetues në buxhetin e shtetit. Në rast se ne rrisim tarifën e studentit ai nuk do të dijë se ku shkon kjo tarifë, i shkon shtetit apo shkollës (çështja është buxheti personal i studentit apo i prindërve të tij). Disa universitete të tjerë e mbajtën të pandryshuar tarifën e shkollës kur u rrit TVSH dhe e mbajtën përsipër vetë barrën apo koston e TVSH-së duke mos iu ngrakuar asgjë studentëve, dhe kjo nga ana tjetër ka ulur të adhurat e tyre. Unë personalisht nuk e rrita tarifën, madje gjatë këtyre viteve e kam ulur tarifën, në fillim ishte 4 mijë euro dhe tani është 3 mijë euro. Ndahen në dy këste me 1500 euro në gjysëm viti. Konkurenca sot për privatët është shumë e ashpër dhe duke qenë se është liberalizuar edhe universiteti shtetëror atëherë studentët do shikojnë krahas cilësisë edhe tarifën. Janë hapur shumë universitete private disa prej të cilave aplikojnë tarifa qesharke dhe që këtu duket cilësia e tyre, spese tarifa e një universiteti privat nuk mund të jetë kurrë e ulët (në asnjë vend të botës nuk ndodh një gjë e tillë) sepse realisht privati ka kushte më të mira dhe ka kosto të madhe dhe nuk ka subvencione nga shteti, pedagogu për shembull në privat paguhet sipas gradës dhe kualifikimit me një pagë mesatare 1 milion (të vjetra), deri në 1 milion e 500 mijë të vjetra, dhe në këto rrethana duhet të kesh një tarifë të arsyeshme që të përballosh shpenzimet, sa më shumë investim aq më shumë cilësi dhe kushte më të mira për studentët. Për ekonominë e një familje shqiptare nëj tarifë prej 3 mijë euro është normale sepse i bie 300 euro në muaj, dhe shkolla nuk është një vit i plotë kalendarik, (madje po të bëjmë një krahasim me shkollat e huaja private tarifat tona janë fare qesharake). Lirë dhe shtrenjtë janë koncepte relative, për një familje që ka të ardhura mujore të mira 3 mijë euro në vit nuk janë shumë, ndërsa për një tjetër që lufton për bukën e gojës sigurisht që janë shumë.
A është i akredituar universiteti të cilin ju e drejtoni?
Po. Universiteti “Luarasi” është ndër të parët universitete private që është akredituar. Akreditimi u shpall me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës Genc Pollo, nr. 71, date 18.02.2008, mbështetur në raportin e vlerësimit të jashtëm të cilësisë si dhe në rekomandimet e Këshillit të Akreditimit. Madje më duhet të shtoj se 80 % e studentëve tanë (maturat e para) janë punësuar qysh në vitin e parë pas diplomimit, pasi tregu i punës e ka vlerësuar diplomën tonë. Ky është një tregues mjaft domethënës për cilësinë e diplomës sonë. Madje shumë studentë kanë ndjekur studimet Master jashtë vendit ku shumë prej provimeve dhe diploma jonë iu është konvertuar dhe kjo është një tjetër arritje për ne. Ne kemi krijuar binjakëzime me universitete të Italisë, Zvicrës, Gjermanisë etj. Them se janë krijuar ide të gabuara në lidhje me vlerën e diplomës shqiptare, më shumë për çështje punësimi se sa konvertimi. Për sa i përket punësimit sigurisht që është shumë e vështirë të punësohesh jashtë shtetit, si jurist si inxhinier, kjo është edhe çështje paragjykimi dhe selektimi.
Cila metodë e pranimit të studentëve aplikohet në Universitetin “Luarasi”, a ka kriter mesatareje?
Po sigurisht që ka kritere pranimi. Ne aplikojmë metodën e intervistave ku deri më tani unë vetë si rektor i këtij universiteti i kam kaluar vetë një nga një studentët e rinj që duan të vazhdojnë studimet te Luarasi. Unë kam bërë seleksionime të ashpra, kam pranuar me mesatare mbi tetë në fillim, më pas për shkak edhe të konkurencës mesatarja është ulur disi por jo në nivele të ulëta. Madje u ka mbetur qejfi edhe miqve dhe të njohurve të cilët kanë dashur të regjistrojnë fëmijët në shkollën ku unë drejtoj, por kur nuk i kanë përmbushur kriteret unë nuk i kam pranuar. Unë iu jam përgjigjur që dua të krijoj një shkollë cilësore dhe jo një shkollë miqsh. Kam pranuar një numër të kufizuar studentësh, pra nga kërkesat që erdhën mund të pranoja edhe 400 por pranova vetëm 160 nga vitet e para pasi të tjerët nuk kishin mesataren e duhur, dhe kjo në vitet e para kur ende nuk kishte konkurentë, pra kam parë standardet, kjo shpjegon edhe cilësinë dhe punësimin e tre maturave të para të Luarasit. Tani seleksionimi është më pak i ashpër sepse ndryshe do të falimentonim, aq më tepër për degën Juridik ku ka shumë mundësi zgjedhje nga njëra shkollë te tjetra pavarësisht ndryshimit të cilësisë.
Sa paguhen pedagogët në një universitet privat?
Një mekanizëm tjetër i cilësisë është edhe zhvillimi i mësimit në grupe të vegjël studentësh, me 40 veta, kjo vërtet e ngre koston pasi i bie që pedagogu të paguhet dy apo më shumë herë (krahasuar me një tjetër universitet që në një sallë grumbullon 100 studentë) duke shmangur orët e mësimit që jep pedagogu. Pra një leksion përsëritet tri herë dhe po kaq herë paguhet një pedagog. Pra po të marrim një shmebull nëse një pedagog iu jep mësim një orë leksioni 160 studentëve dhe paguhet me 40 mijë lekë, ne i ndajmë këta studentë në 3 deri në 4 grupe dhe pedagogu paguhet 4 herë nga 40 mijë lekë. Pedagogët janë shqiptarë por ka edhe staf akdemik të huaj, të ftuar (pra të huaj që japin leskione).
Si vlerësohen studentët në privat, a ka penalizime apo sanksione njëlloj si në pubik?
Po sigurisht! Frekuentimi është i detyruar për studentët si dhe për pedagogët duke aplikuar edhe sanksione. Nëse një student nuk frekuenton 50 % të leksioneve nuk futet në provim. Ka raste që studentët qajnë kur nuk futen në provim, ky është një shtrëngim i butë për ti nxitur të vijnë në mësim, dhe nesër të dalin juristë të zotë. Unë jam me parimin nëse ti paguan tarifën eja në mësim, është një lloj sikur ti të blesh biletën për në teatër dhe më pas nuk do të ndjekësh shfaqjen, atëherë unë nuk kam çtë bëj nuk ta kthej dot biletën. Kushtet egzistojnë, pse studentët mos ti shfryrtëzojnë. Edhe mekanzimi i provimeve është si në shtetëror, studentët mund të ngelin në provime, i mbartin e i rijapin ato etj. Ideja ime është të mos hap një universitet me shumë degë por me pak degë dhe cilësor. Shumë degë janë baraz me shumë studentë që duan hapësirë, investime e shumë kosto, të cilat nuk mund të arrihen në pak kohë. Në Universitetin tonë aplikohet Karta e Bolonjës, duke qenë se ajo tashmë ka hyrë në çdo fakultet, ndërsa përmirësimi dhe aplikimi sa më i saktë i cikleve të studimit të Bolonjës po realizohet dalngadalë. Studentë tek ne ka edhe nga rrethe dhe shumë të mirë në mësime, si nga Durrësi, Kavaja, Korça, Fieri. Pra më shumë janë nga jugu dhe më pak nga veriu. Nuk u kemi siguruar konvikte, por strehimi nuk është një problem i pazgjidhur për ta pasi bëhen bashkë dy deri në tre vetë dhe marrin një shtëpi me qera.
Një nga çështjet më të diskutuara të Konferëncës së Rektorëve (anëtar i së cilës jeni edhe ju) është autonomia financiare e universiteteve, kur do të arrihet kjo autonomi dhe çfarë ndryshimesh do të sillte në arsimin e lartë?
Arsimi i lartë në të vërtetë është përballë disa reformave shumë thelbësore, synohet veçanërisht forcimi i autonomisë së universiteteve, ku reforma më e rëndësishme do të jetë reforma financiare, e cila do reformojë krejt arsimin e lartë dhe do të krijojë një konkurencë të ndershme. Kjo është aplikuar edhe në vende të tjera si për shembull në Hungari ku shteti nuk financon universitetet publike, por financon studentët, për shembull një studenti i jep një mijë euro në vit, dhe këtë me idenë që nëse dëshiron studenti këtë shumë prej 1 mijë euro mund ta shpenzojë në universitetin publik, ose nëse do të studiojë në privat mund të shtojë një shumë lekësh të tjera nga buxheti i tij, edhe të regjistrohet në një shkollë të lartë private. Pra në këto kushte ku ne jemi, zgjedhja e universitetit publik bëhet edhe nga fakti se aty është pothuajse falas ndërsa në privat vijnë ata që kanë mundësi të paguajnë. Por nga ana tjetër në shtetëror ka mungesa përsa i përket komoditeteve dhe kushteve ku zhvillohen leksionet dhe seminaret, edhe pse në privat (mes njëri-tjetrit) nuk mund të vëmë shenja barazie. Kjo mënyrë financimi do ti vërë në një stad të barabartë edhe publikun edhe privatin, ne jemi të konkuruar vetvetiu nga publiku duke qenë se ai është falas, ( ka tarifa shumë të vogla krahasuar me ne).
Ky lajm është publikuar: 26/04/2010