LSI nis rritjen e numrave në Kuvend
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Dështimi i reformave të deritanishme, kërkon një bashkëpunim të vazhdueshëm, të përditshëm, jo vetëm në Parlament, por në të gjithë Shqipërinë, me të gjithë socialistët dhe progresistët tashmë të papërfaqësuar dhe të cilët nuk mund të abstenojnë përballë shkatërrimit të vlerave të së majtës”, - tha Meta
“E majta për Intergrim” nuk do të jetë më thjesht emri i një koalicioni jozyrtar, të kryesuar nga Ilir Meta, por emri i ri i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Lideri i kësaj partie ka marrë menjëherë masat për të ruajtur grupin e tij parlamentar pas lëkundjeve të fundit të kreut të Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milos. Dje ai ka firmosur një marrëveshje me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Petro Koçi, që ky i fundit t i bashkangjitet grupimit parlamentar “E majta për integrim”. Meta pohoi se bashkëpunimi me Koçin do të zyrtarizohet sapo të nisë puna e Kuvendit. Ndërsa deputeti Koçi pohoi se grup i ri parlamentar synon të forcojë opozitën e vërtetë në Kuvend. Ndërkohë burime nga LSI pohojnë se pjesë e këtij grupimi do të jetë dhe kreu i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka. Të njëjtat burime nuk kanë përjashtuar mundësinë që pjesë e këtij grupimi të jetë një tjetër socialist, i cili ka qenë kundër zhvillimeve më të fundit në PS dhe bashkëpunimit të saj me Berishën.
Deklarata
“Kemi diskutuar sot me politikanin e njohur socialist, Petro Koçi, lidhur me bashkëpunimin e mëtejshëm midis nesh, i cili do të institucionalizohet me paraqitjen në sesionin e ri parlamentar që fillon, të grupit parlamentar “E Majta për Integrim”, por që do të vijojë, jam i bindur, me shumë sukses në të ardhmen edhe me ndërtimin dhe konfigurimin e një koalicioni fitues për vlerat e së majtës dhe gjithë progresistëve në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2009”, - pohoi dje Meta, menjëherë pas takimit me Koçin. Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi me ish-deputetin e PS-së do të jetë i suksesshëm, ndërsa kujtoi se ky bashkëpunim tepër solid në mbrojtje të Kushtetutës, ka qenë dhe mbetet kontributi më i madh i socialistëve dhe progresistëve në këto 17 vjet pluaralizëm për demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri. Por, sipas Metës, dështimi i reformave të deritanishme kërkon një bashkëpunim të vazhdueshëm, të përditshëm, jo vetëm në Parlament, por në të gjithë Shqipërinë, me të gjithë socialistët dhe progresistët tashmë të papërfaqësuar dhe të cilët nuk mund të abstenojnë përballë shkatërrimit të vlerave të së majtës, apo për më tepër, përballë kapjes së lidershipit formal të PS-së nga pushteti i Sali Berishës. Lidhur me negociatat për afrimin e deputetëve të tjerë në këtë grup parlamentar, Meta tha se dje është hedhur hapi më i rëndësishëm për konfigurimin e koalicionit të ri socialist dhe progresist të vërtetë. “Njëkohësisht jemi të hapur për të integruar të gjithë ata, të cilët kanë kontribute për të dhënë, të cilët kanë se çfarë të thonë, të cilët kërkojnë një mundësi, një tribunë ku të përfaqësohen me dinjitet. Më duhet të theksoj se ky nuk është një koalicion bishtash, ky është një koalicion principesh”, - tha ai. Sipas liderit të LSI-së, arsyeja pse ai u bashkua me Koçin është kundërvënia ndaj puçit kushtetues në natën e 21 Prillit që, sipas Metës, është shkallmimi i atij kontributi të jashtëzakonshëm që kanë dhënë socialistët dhe progresistët, duke derdhur edhe gjak, për ta bërë Shqipërinë me Kushtetutë demokratike dhe evropiane. “Ka qenë pra, reagimi kundër shitjes që iu bë Kushtetutës dhe tani ne nuk do të lejojmë që të shiten dhe zgjedhjet për Sali Berishën”, - tha ai.
Koçi
Ish-deputeti socialist pohoi se ra dakord me Metën dhe me deputetët e tjerë të kësaj partie për të bashkëvepruar në dimensionin parlamentar dhe më vonë në atë elektoral, për të forcuar opozitën e vërtetë në parlament dhe për të luftuar, në radhë të parë kundër privatizimit të Kushtetutës, të shtetit, që tashmë me bashkëpunimin Rama-Berisha e ka kthyer Shqipërinë nga dikur republika popullore e Enver Hoxhës në republikën private të Ramës dhe Berishës. “Së dyti, ne do të bashkëpunojnë që të bllokojmë aktin e shitjes së zgjedhjeve nga Rama tek Sali Berisha. Pra, ne jemi këtu për t u thënë të gjithë socialistëve dhe progresistëve se do të punojmë së bashku për të garantuar fitoren e zgjedhjeve të 2009-ës dhe kjo fitore vjen duke bashkëpunuar mes të gjithë atyre që janë të majtë, por dhe progresistëve të tjerë që vijnë nga shoqëria civile dhe sidomos lëvizja jonë do të përfaqësojë çdo socialist, i cili është shpërfillur dhe shkelmuar nga Partia Socialiste për shkak të frymës përjashtuese të kryetarit Rama dhe të gjithë atyre që e pasojnë atë”, - tha Koçi.
Ky lajm është publikuar: 03/09/2008