Shqipëria turistike dhe kulturore tani edhe në site italiane
Autori i Lajmit: red.
Një grup studentësh shqiptarë, që jetojnë në Torino (Itali) të përfshirë në projektin “Të rinjtë e rrugës “Egnatia”, pas vizitave turistike në Alpe, Theth, Valbonë dhe në bregdetin shqiptar, do të hapin në Torino një sit tregjuhësh, shqip-italisht-anglisht, ku do të jepen imazhe fotografike, me qëllim, promovimin e bukurive të Shqipërisë turistike. Zv.ministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Suzana Turku, gjatë takimit me disa prej përfaqësuesve të projektit “Të rinjtë e rrugës Egnatia”, pasi i falënderoi për iniciativën, ndër të tjera tha se “është një projekt i rëndësishëm për të dyja palët për të njohur Shqipërinë dhe ndryshimet që kanë ndodhur vitet e fundit dhe shpresoj që ky projekt të vazhdojë edhe në të ardhmen”. Turizmi dhe kryesisht ai kulturor, theksoi zv.ministrja është një nga prioritetet e Qeverisë dhe Ministrisë ku ajo bën pjesë. “Me anë të këtij projekti dhe punës suaj ju po përmirësoni imazhin e Shqipërisë në Itali”, - shtoi Turku. Ndërsa nga ana tjetër, studentët shprehën mbresat mbi vizitën në Shqipëri, duke e konsideruar si një eksperiencë të shkëlqyer vizitën në Alpe, Theth, Valbonë, bregdet, ndërthurur kjo dhe me mikpritjen dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të të gjitha strukturave. Ato folën gjithashtu dhe për konkretizimin e projektit pas kthimit në Torino, ku gjëja e parë do të jetë hapja e një siti trigjuhësh shqip-italisht-anglisht ku do të përcjellin të gjitha imazhet fotografike dhe mbresat e marra gjatë vizitës në Shqipëri, për të bërë të mundur në këtë mënyrë njohjen e vendit tonë, promovimin dhe prezantimin e një imazhi ndryshe të Shqipërisë me gjithë bukuritë turistike. Në janar u shpreh një prej kordinatorëve të projektit, Benko Gjata, do të konkretizohet dhe guida e parë turistike në italisht si dhe jemi në tratativa për transmetimin e një materiali filmik të zonave turistike në mediat italiane, si dhe u ra dakord për pjesëmarrjen në dy aktivitete të niveleve ndërkombëtare siç është Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe Panairi i Librit.( të dyja këto aktivitete organizohen në Torino). Ky projekt ka në përbërjen e vet studentë shqiptarë që kanë përfunduar studimet në Itali, shqiptarë të lindur në Itali, që jetojnë e punojnë atje, të mbështetur dhe nga miq të tyre italianë. “Të rinjtë e rrugës Egnatia” është një iniciative e nisur në janar të këtij viti dhe përfundon në janar 2009. Projekti është mbështetur nga shoqata kulturore italo-shqiptare “Vatra”, Bashkia e Torinos, fondacioni bankar “”Compania di San Paolo” dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Ky lajm është publikuar: 03/09/2008