Mistikja dhe seksualja e Gjovalin Pacit
Autori i Lajmit: red.
Gjovalin Paci, piktori shkodran befason edhe këtë herë me pikturat e tij. Në një ekspozitë të hapur disa ditë më parë në Muzeun Historik Kombëtar, nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, autori ka shprehur gjithë botën moderne që karakterizon artin e tij. Në qendër të pikturës së tij janë ngjyrat e ftohta dhe perceptimet ndërmjet qiellit, tokës dhe hyjnores që formësojnë kultin e një arti modern. Piktura e Gjovalin Pacit mbart përmes relieveve dhe ngjyrave një realitet, që ndërthuret rreth nesh. Por ajo që është interesante në artin e tij, lidhet jo vetëm me materializimin e një shpirti që buron tek tradita dhe larminë e ngjyrave, por edhe punët e shumta të tij. Ekspozita është titulluar “Monolog femëror”, por brenda saj përfshihen 133 punë, të cilat janë të ndara në disa cilke. Monologu sipas autorit është i heshtur e vepron në mënyrë vizive duke u shtrirë në kohë jashtë çdo arsyetimi të elementeve logjike racionale, por vetëm si ngacmim intuitiv e shpirtëror mes tij dhe elementit alkimik femëror, e cila krijohet me simbole, shenja, ngjyra e teknika. Duke e shtrirë monologun në formë lineare, autori shikon se përbëhet nga elemente abstrakte të kulluar: lindje, adoleshencë, grua, burrë, dashuri, seks, fëmijë, shtëpi, bukuri kulturë, sensualitet, elegancë, dhunë psikologjike e fizike, modë, makinë, krevat, tradhti, parukeri, art, monedhë politike, barazi gjinore, dëshirë, dritë, ujë, ligj, moral, familje, shoqëri, lumturi, vdekje, e ardhme, e shkuar. Arsyeja nuk mund të jetë ndihmuese në zbërthimin e këtyre elementeve të bashkuar në një mendim të formës logjike, e, me dashje, Paci ka bashkuar disa elemente të mësipërme në mënyrë të “dhunshme”, vetëm nga ana figurative, për të realizuar idetë e piktorit. Tek pikturat e tij ajo që vlen për t u theksuar është përdorimi i disa teknikave të kompozimit, të portretit, por edhe disa lloj teknikash si akrilik mbi rrjet, akrilik mbi telajo, vaj, karbon pastel, dhe teknika të tjera grafike, bardhezi. “Monolog femëror” vjen si një eveniment kulturor mjaft i rrallë jo vetëm nga stili i pikturës së Gjovalin Pacit, por edhe nga mënyra se si ai ka ndërthurur në punët e saj muzikën, prozën dhe pikturën. “Kam studiuar muzikë për të kompletuar mendimin tim në punët e sjella për këtë ekspozitë, pasi janë disa prej tyre që shoqërohen me muzikë të kompozitorëve të mëdhenj ashtu siç janë edhe ato punë që shoqërohen me shprehje mjaft të mëdha për femrën qoftë nga bota mistike, qoftë edhe shprehje nga filozofë të mëdhenj”, - shprehet Paci. Për të sjellë këtë ekspozitë autori ka punuar rreth 8 muaj.
Ciklet janë pagëzuar nga autori si të tillë:
I paafti punon
I dhunuari dhunon
Sadizmi dhe kënaqësia që sjell te sadistët
Verbalitet mistik femëror
Simfoni femërore
Ky lajm është publikuar: 03/09/2008