Kryesocialisti: “Shqipëria si republikat e bananeve”
Autori i Lajmit: red.
Kryesocialisti Edi Rama i bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha të reagojë rreth skandalit të farës së misrit që ai e cilësoi “pabesi shtetërore”. Rama theksoi se fundi i verës ka nxjerrë në sytë e të gjithëve dështimin e madh, 17-vjeçar, të politikës së vjetër me fshatin, e cila gjatë qeverisjes së Sali Berishës ka degraduar tërësisht. Sipas tij, misri i mbjellë anekënd vendit nuk prodhon kokrra, jo për mungesë të shërbimeve gjatë procesit të rritjes së tij, po për mungesë të kontrollit të farës nga ana e shtetit. “Ky është një skandal i denjë vetëm për republikat e bananeve ku sundon korrupsioni qeveritar e paaftësia qeverisëse! Jo për Shqipërinë në NATO, jo për Shqipërinë në dyert e BE, jo për Shqipërinë e miliona shqiptarëve e shqiptareve që jetojnë me punë të ndershme!”, - theksoi Rama. Ai shtoi më tej se ndërsa Kryeministri paguan reklama banale të luftës së tij kundër korrupsionit me taksat e qytetarëve dhe të këtyre bujqve fatkeqë. I vetmi shkak i kësaj katastrofe për Ramën, është Qeveria e kryeministrit Sali Berisha dhe vetë kryeministri. Ai tha se ekzekutivi shqiptar ka për detyrë që nëpërmjet strukturave të saj të organizojë punën në rang republike për kontrollin e të gjithë imputeve bujqësore që hyjnë në Shqipëri, të cilat në vite kanë degraduar vijimësisht për të ardhur deri tek kjo ditë kur mijëra familje mbjellin misër dhe pas një viti punë u mbeten në duar kallinjtë pa kokrra të korrupsionit e të paaftësisë absolute të qeverisjes së Sali Berishës. “Kryeministri s duhet të heshtë për këtë pabesi shtetërore ndaj mijëra familjeve të fshatit që sot meritojnë jo vetëm ndjesën publike të tij e të qeverisë së tij, po edhe dëmshpërblimin deri në qindarkën e fundit për humbjen kolosale që u ka shkaktuar papërgjegjshmëria shtetërore”, - tha ai. Kreu i selizë rozë pohoi se i takon Berishës jo vetëm të shlyejë financiarisht humbjen e çdo familjeje, por edhe të kërkojë hapjen e një hetimi serioz për nxjerrjen para ligjit dhe dënimin e fajtorëve. Rama premtoi se ndodhi të tilla do t i shmangë me sukses vetëm politika e re e Partisë Socialiste.
Ky lajm është publikuar: 03/09/2008