LSI: Dialog për reformën zgjedhore, kusht për BE
TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim duke vlerësuar domosdoshmëri kryerjen e reformës zgjedhore ka kërkuar sot angazhimin e gjithë forcave politike për të, në mënyrë të vecantë kontributin e opozitës.
Në një konferencë për shtyp nga selia e LSI-së, Edmond Haxhinasto, ministër i Jashtëm deklaroi se pjesëmarrja konstruktive vecanërisht e opozitës është treguesi më i mirë për angazhimin e cdo force për të realizuar standardet zgjedhore.
Vlerësojmë se amendimet kushtetuese nuk kondicionojnë reformën zgjedhore, kjo do përbënte një alibi të re nga opozita për mosangazhim në procesin e dialogut politik- tha ai.
Sipas Haxhinastos, reforma dhe bashkëpunimi politik për të janë element të rëndësishëm të vendimarrjes së BE-së për dhënien e statusit kandidat të vendit në vjeshtë të këtij viti. Angazhimi i politikës është kontribut i saj për integrimin në BE- tha ai.
I pyetur për amendimet në kushtetutë, Haxhinasto theksoi se ato nuk janë tabu. LSI i qëndron vlerësimeve të mëparshme për amendimet, por vlerëson se amenedimet kushtetuese dhe reforma zgjedhore janë dy procese të ndryshme që nuk kushtëzojnë njëra-tjetrën- përfunoi ai.