Impotenca seksuale, 1 në 10 meshkuj të prekur
Një në 10 meshkuj në Europë, përfshi këtu edhe Shqipërinë vuan nga impotenca seksuale. Sipas shefit të shërbimit të urologjisë, shkak i përhapjes së kësaj sëmundjeje është mosnjohja dhe mos kurimi në kohë.
TIRANE- Sensibilizimi i shoqërisë për problemet dhe pasojat që shkakton crregullimi i ereksionit ka qënë tema kryesore e komunikimit me mediat të shefit të shërbimit urologjik, Mustafa Xhani në kuadër të javës së urologjisë. Sipas profesor Xhanit, një në dhjetë meshkuj në Europë, përfshi këtu edhe Shqipërinë vuan nga impotenca seksuale.
“Sipas statistikave europiane , 1 në 10 meshkuj që ka jetë seksuale aktive vuan nga impotenca seksuale. Por ajo që është shqetësuese është se 80% e këtyre njerëzve që vuajnë nga crregullimet e ereksionit nuk kërkojnë ndihmë” thekson Xhani.
Përsa i përket sëmundjeve të prostatës, profesor Xhani thotë se kanceri i këtij organi ka vdekshmëri shumë të lartë, ndonëse në Shqipëri ende nuk ka statistika të sakta për vdeshmërinë. Sipas tij sensibilizimi i shoqërisë dhe parandalimi në kohë i sëmundjes do ti shërbente shumë popullatës.
“Ne ende nuk kemi statistika të mira por në Europë, kanceri i prostatës është i dyti pas atij të mushkërive që shkakton vdekje. 10% e burrave që vuajnë nga kjo sëmundje i nënshtrohen mjekimit. Për fat të keq tek ne të sëmurët vijnë shumë vonë. E gjithë strategjia jonë është që ti paraprijmë ” u shpreh profesor Xhani.
(e.n/News24/BalkanWeb)