E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zotëria duhet t'i zgjidhë e jo t'i agravojë problemet e Himarës"

Z.Bollano, si Kryetar i Bashkisë së Himarës po tregon paaftësi drejtuese të njerëzve që jetojnë aty. Në radhë të parë, problemet duhet të zgjidhen në rrugë ligjore dhe kjo aplikohet në çdo shtet. Pse duhet që të grupohen komunitetet (cilatdo qofshin) dhe të shkojnë e t'i gjuajnë policisë me gurë, për një apo dy individë që thyejnë ligjet?

Edhe nëse atyre iu bë padrejtësi, ka organe të tjera për t'u ankuar, si Gjykatat, Prefektura e deri në Tiranë. Një kryetar i mirë i qetëson revoltat, jo t'i ndërsejë ato. Problemi i tokës që Bollano ngre, nuk ka të bëjë aspak me këtë. Ai problem është një problem për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për pjesë të ndryshme të vendit. Më e mira për z.Bollano do të ishte të largohet me dëshirë nga ajo detyrë, sepse faktet vetë po tregojnë që në vend të zgjidhjes, i agravon problemet e komunitetit të Himarës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›