E Diel, 1 Nëntor 2026

“LSI prishi balancën në KQZ, paligjshmëria do zgjidhet me votimin e së hënës”

13-04-2013 / Gazeta 55

Flet eksperti i çështjeve zgjedhore, Oert Bylykbashi

Largimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim nga mazhoranca parlamentare për ekspertin e çështjeve zgjedhore Oert Bylykbashi ka prishur jo vetëm balanca politike, por dhe balancat numerike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke krijuar një situatë paligjshmërie brenda këtij institucioni.
Prishja e balancës në KQZ sipas Bylykbashit rrjedhimisht sjell dhe prishje të balancave në komisionet e nivelit të mesëm të administrimit të zgjedhjeve duke dëmtuar rendë procesin zgjedhor. Balancimi i Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është rregulluar me një marrëveshje të majit të 2003 që është respektuar përgjatë 10 viteve të fundit.
Bylykbashi e cilëson si jo të ndershme sjelljen e opozitës, e cila përpiqet ta përqendrojë debatin duke iu referuar nenit 18 të Kodit Zgjedhor ku parashikohen rastet e shkarkimit të anëtarëve të KQZ duke anashkaluar të gjithë ligjin elektoral i cili të tërësi përcakton qartë se ky institucion duhet të funksionojë me bazën e barazepeshimit.
Bylykbashi sqaroi dhe një detaj të përcaktuar në Kodin Zgjedhor që duhet se është anashkaluar në debatin politik të këtyre ditëve, mënyra sesi është përzgjedhur kandidati i propozuar nga LSI.

Fokus/ Historia e ndërprerjeve të mandatit të anëtarëve të KQZ për balancim politik
Politika shqiptare dhe diplomacia aktive në Tiranë është mbërthyer ditët e fundit në një debat për KQZ-në pas vendimit te komisionit parlamentar te ligjeve për zëvendësimin e anëtarit të LSI, Ilirjan Muho me një tjetër anëtar te propozuar nga Partia Republikane. Nisma u ndërmor nga PD me qellim balancimin e KQZ. Kjo nisme është quajtur antikushtetuese nga Koalicioni i ri opozitar.
Por Rruga për rifitimin e balancës politike ne KQZ është e gjate. Historia ze fill nga vitin 2002 me marrëveshjen Nano Berisha e deri ne vitin 2012 kur KQZ u rikompozua nga e para duke ndërprere serish mandate. Shembujt janë te shumte. Ndonëse nuk është rasti tipik ai i vitit 2000, kemi të bëjmë me ndërprerje të vullnetshme të mandatit kushtetues 7 vjeçar në KQZ nga Fotaq Nano, Mimoza Arbi dhe Shahin Bistri. 
Ky akt i pas zgjedhjeve vendore, në atë kohë u përfol si i ndërmarrë nën presion, dhe Partia Socialiste i zëvendësoi ata me Ilirjan Celibashin, Igli Toskën dhe Tomor Malajn.  Por ai që mund të quhet si rasti më i pastër analog me lirimin nga detyra të anëtarit Muho nga KQZ, është ai i 25 nëntorit 2004, kur KQZ vazhdonte të ishte organ kushtetues.  Për krijimin e balancës politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste në pushtet pranoi me vendim Parlamenti largimin e Maksim Shimanit dhe, Kuvendi çoi aty Çlirim Gjatën si propozim të demokratëve. 
Për histori, me këtë lëvizje nga ana e Kuvendit të Shqipërisë u përmbys raporti 5: 2 i krijuar në vitin 2003 në favor të socialistëve në qeverisje, kur KLD e kryesuar nga presidenti Alfred Mosiu emëroi Dëshira Subashin. Për demokratët ajo ishte e majtë dhe e kundërshtuan ashpër dhe akuzuan presidentin Moisiu për prishje të balancës për të cilën ishte rënë dakord në marrëveshjen politike Nano-Berisha në vitin 2002.  Çdo vendim për zgjedhjet në vendoret e 2003-shit u mor me shumicë të cilësuar 5:2.
Kështu rruga për rifitimin e balancës politike në KQZ në vitin 2004 ishte largimin e Maks Shimanit dhe zëvendësimin e tij me Çlirim Gjatën me aprovimin e plotë të socialistëve.
Vullneti politik e bëri KQZ-në me 9 anëtarë në 2007-ën, kur Kushtetuta u prek për të parën herë, dhe po ky vullnet ua ndërpreu mandatet një vit më vonë një pjese të anëtarëve, sepse KQZ pushoi së qeni organ kushtetues dhe ajo do të rikompozohej me 7 anëtarë.
Në fillim të vitit 2009 dhe në vitin 2012 institucioni kryesor i Administrimit të Zgjedhjeve u rikompozua nga e para prej Parlamentit, duke ndërprerë sërish mandate, por duke, mos ndryshuar diçka për të cilat palët janë kujdesur në çdo amendim të Kodit Zgjedhor: formulën që garanton balancën politike bipartizane në të gjitha komisionet zgjedhore që nga KQZ deri tek vendet e numërimit të votave.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›