E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama të mos fshihet prapa perdes si frikacak, t’i thotë publikut origjinën e 1 milion eurove investim të pallatit-pajë”

13-04-2013 / Gazeta 55

Partia Demokratike, apel kreut të PS-së

Partia Demokratike nëpërmjet një komunikimi për mediat i ka bërë apel Edi Ramës “të mos fshihet prapa perdes si frikacak, të mos fshihet prapa monologjeve qesharake as dhe vizitorëve dështak por të gjejë kurajë dhe me transparencë ti thotë publikut origjinën e 1 milion euro investim nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar të pallatit pesëkatësh me sipërfaqe ndërtimi 900 m katror të gruas së tij dhe familjarëve të saj”.
Në një deklaratë për mediat  zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi theksoi se publiku është vështirosur nga monologjet e Ramës dhe kërkon nga ju që të paraqesësh faturat e paguara dhe kanalet bankare e tatimore të 1 Milion Euro pa origjinë të investuar në pallatin në pajë në rast se ato fatura ekzistojnë dhe nuk janë zëvendësuar nga para gjobash apo origjinë nga trafiqe kriminale të organizatave me të cilat ju jeni i lidhur këmbë e krye.
“Partia Demokratike i kërkon Z. Rama të marrë të gjitha përgjegjësitë publike dhe të mos fshihet si frikacak për dy lejet e ndërtimit të firmosura prej tij për interes familjar dhe në kundërshtim flagrant me ligjin e konfliktit të interesit dhe shkelje të rëndë të Nenit 62 të ligjit të Urbanistikës për ndërtimin e pallatit në pajë të gruas së tij në vendin e ndaluar me ligj, sheshin e pallateve. Z. Rama! Në intervistën e saj tek Balla Zj. Basha ju tha Shqiptarëve se vila juaj sipas projektit me 57 metra gjatësi po ndërtohet në një nga zonat më të kushtueshme të periferisë së Tiranës me paratë e ‘Kurbanit’ tuaj. Ju me të drejtë e censuruat këtë pohim të pafajshëm te Zj. Basha si një blof bajat por nuk keni deklaruar ende burimin e parave me të cilat po ndërtoni rezidencën tuaj verore në malin e Dajtit”, vijoi ajo.
Ndër të tjera Partia Demokratike fton Zotin Rama të bëjë publike fondet e ndërtimit, firmën e ndërtimit dhe faturat që ju paguani për ndërtimin e rezidencës suaj në malin e Dajtit. “Z. Rama ju keni deklaruar se tokën truall për ndërtimin e vilës e keni blerë në vitin 2003 me 2 000 Lek te vjetra metri/katror, pra me 2 Dollarë; ndërkohë që edhe në zona shumë më periferike në vitin 2000 është shitur me 20 000 Lek apo 20 Dollarë, pra se paku me dhjetëfishin e çmimit loto që e keni blerë ju, ndërsa ngjitur me ju me dokumente te rregullta fqinjët tu e kanë blerë tokën me 50 Dollarë. Zoti Rama është koha të lini mënjanë monologjet boshe se me ato nuk mund të mbuloni pallatin në pajë as dhe truallin dhe vilën që po ndërtoni për vete në malin e Dajtit, me burime parash të dyshimta. Partia Demokratike ju deklaron Ju se pallati familjarëve dhe rezidenca juaj verore me gjatësi 57 metra, do të ju shoqërojnë ju deri në kutinë e votimit”, përfundoi ajo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›