PS: Dhunë mbi numëruesit; Policia: Ndërhyrja sipas ligjit

Zëdhënësja, Mimi Kodheli, tha se dhuna e ushtruar nga policia është e jashtëligjshme, e pajustifikueshme dhe cenon rëndë këtë proces.
“Ndërkohë që dhuna e shtetit vepron mbi përfaqësuesit e opozitës në ZAZ, media mbahet forcërisht jashtë qendrës së numërimit, për të mos lejuar pasqyrimin e kësaj ngjarje të rëndë. I kërkojmë policisë së shtetit të heqë dorë menjëherë nga ky skenar i shëmtuar dhe kriminal në të cilin është përfshirë. Të dhënat tona flasin për një tentativë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike për të nisur procesin e numërimit pa praninë e numëruesve të Partisë Socialiste”, theksoi Kodheli.
Sipas saj, KQZ vazhdon të heshtë në mënyrë të papranueshme ndaj gjithë këtyre tentativave të qarta nga ana e Partisë Demokratike për të manipuluar dhe goditur këtë proces numërimi në këtë njësi. Më tej, ajo u bëri thirrje qytetarëve që të dalin për të mbrojtur votën. Pas kësaj deklarate, reagoi edhe policia, duke theksuar se çdo ndërhyrje është bërë në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini, sqaroi se sot rreth 14.30’ në Vendin e Numërimit tp Votave që i korrespondon KZAZ Nr.54, e vendosur në shkollën “Avni Rustemi” në Tiranë, Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve me Vendim Nr.09 datë 10.05.2011 i është drejtuar për ndihmë, shërbimeve të Policisë, për nxjerrjen jashtë, të disa personave të paautorizuar për të qëndruar në vendin e numërimit të votave.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tirane, pasi kanë marrë në dorë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Vendimin Nr. 09 datë 10.05.2011 për thirrjen e policisë për të ndërhyrë, i firmosur me shumicën e anëtareve të tyre dhe i vulosur nga ky Komision, kanë ndërhyrë për zbatimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, theksoi ajo.
Zëdhënësja tha se veprimet e Policisë, janë kryer në përputhje me Kodin Zgjedhor, Ligjin për Policinë e Shtetit dhe Udhëzimit “Për detyrat e policisë së shtetit dhe forcave të ushtrisë në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore”, duke larguar nga ambienti i vendit të numërimit të votave, personat e paautorizuar.
“Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, u kërkon palëve në procesin zgjedhor, mbështetësve apo simpatizantëve të subjekteve politike, që të mos bëhen burim apo pjesemarrës incidentesh të mundshme. Strukturat e Policisë së Tiranës, siguron të gjitha palët në proces se gjatë zbatimit të përgjegjësive ligjore të saj, vazhdojnë të udhëhiqen nga profesionalizmi, objektiviteti, paanësia dhe respektimi rigoroz i ligjit, duke pasur mbështjetjen dhe mirëkuptimin e qytetarëve”, përfundon deklarata. /Saimir Lleshi/Start/
2011-05-10 17:15